• |
ide | kryesore

Tjetër incident tragjik në një kantier ndërtimi në Itali, humb jetën 55-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit



Një tjetër shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës. Sipas raportimeve viktima është 55-vjeçari Abdulla Bisku. Viktima mësohet se ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash teksa punonte të martën në Asola, në qendër të qytetit. Ai po merrej me rinovimin e një ndërtese kur papritur disa trarë mbështetës janë shembur duke bërë që ai të përfundonte mbi asfalt.

Shqiptari ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë. 55-vjeçari ishte banor i Asola-s dhe jetonte disa metra larg vendit ku gjeti vdekjen. Bisku lë pas gruan dhe dy fëmijë. Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij rasti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *