• |
ide | kryesore

Shpërthimi i hidrocentralit në Itali, gjenden dy trupat e fundit të punëtorëve

Lajme, Të fundit



Ekipet e shpëtimit dhe kërkimit në veri të Italisë kanë gjetur dy trupat e fundit të punëtorëve të vrarë nga një shpërthim pas shembjes së një hidrocentrali nëntokësor. Me gjetjen e dy trupave të pajetë shkon në shtatë numrin i të vdekurve.

Shpërthimi ndodhi të martën në centralin Enel Green Poëer, në provincën veriore të Bolonjës në një thellësi prej rreth 40 metrash nën nivelin e ujit. Katër punëtorë të tjerë që u plagosën në shpërthimin masiv janë shtruar në spital dhe dy prej tyre janë ende në gjendje të rëndë.

Zhytësit që punuan për më shumë se dy ditë për të gjetur trupat e viktimave e krahasuan skenën me një ndërtesë nënujore të goditur nga tërmeti. Shpërthimi në uzinën “Bargi të Enel Green Poëer” ndodhi gjatë punës për të rritur efikasitetin e centralit, tha kompania në një deklaratë.

Një zjarr shpërtheu kur një turbinë shpërtheu në katin e tetë nën sipërfaqe, duke përmbytur dyshemenë poshtë. Shkaku ishte ende i panjohur. Ndërkohë Prokurorët vendas kanë hapur një hetim për aksidentin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *