• |
ide | kryesore

Bardhi te “Ligjet”: Të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës!

Lajme, Të fundit



Po mbahet mbledhja e Komisionit të Ligjeve.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur në lidhje me atë që ndodhi mbi Shkollën e Magjistraturës.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kemi parë në media, që lista e fituesve është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Të kuptohet se çfarë ka ndodhur.

Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali. Nga70 fitues që u zgjuan në mëngjes, shkoi ne 140 në darkë”, tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *