• |
ide | kryesore

Vinte baste sportive në dyqanin e tij, arrestohet 52-vjeçari në Sarandë

Lajme, Të fundit



Arrestohet një 52-vjeçar në Sarandë pasi vinte baste sportive në dyqanin e tij. Mësohet se Ilirjan Ahmeti është arrestuar për veprën penale organizimi i lotarive të palejuara.

Në dyqanin e tij është gjetur një telefon i cili shërbente për vënien e basteve sportive dhe është sekuestruar. Me rastin do të merret Prokuroria e Sarandës.

Njoftimi i Policisë:

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në subjektin e tij, vihet në pranga 52-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie. Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) e shtetasit I. A., në lagjen nr.1, Sarandë, u konstatua një celular që shërbente për vënien e basteve sportive, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi I. A., 52 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *