• |
ide | kryesore

“Për mua është vetëm Franca”: Deschamps refuzon rikthimin tek Juventus

Sport



Francia, vetëm Francia. Për Didier Deschamps nuk ka pankinë tjetër vec asaj të kombëtares së Gjelave, me të cilin verën e kaluar u shpall kampion bote. Nuk e ka joshur ish-mesfushorin as mundësia për tu rikthyer tek Juventus, pankinë ku ishte përfolur në ditën e kaluara, përpara se të rriteshin më shumë kuotat e Maurizio Sarri të Chelsea.

Ish-trajneri bardhezi, Dechamps ka mohuar cdo interesim të tij për të ndryshuar ambjent, gjatë konferencës për shtyp, për të lajmëruar të grumbulluarit për ndeshjet e ardhshme të Francës: “Situata – shpjegoi Deschamps – është e thjeshtë. Të gjithë energjitë e mia e përqendrimi janë tek kualifikimi i Francës në Europian, e shpresoj edhe më pas për të marrë pjesë. Për mua është e qartë, edhe pse më vjen mirë që flitet për mua, për pankinat e klubeve të mëdha si Juventus, e ardhmja ime është e lidhur me kombëtaren franceze. E nuk ka asnjë portë për ti hapur mundësive të tjera”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *