• |
ide | kryesore

“Kërkojmë status, jo pallavra”/ Minatorët në protestë para Parlamentit

Lajme, Të fundit



Një grup minatorësh janë mbledhur para godinës së Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar kundrejt projketligjit për “statusin e minatorit”, që pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar në punimet e seancës së sotme plenare.

Minatorët e cilësojnë ligjin lidhur me statusin e tyre si një pallavër politike që nuk i trajton me dinjitet. “Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. I pari Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrëveshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka.”- është shprehur një prej minatorëve, duke theksuar se ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia garanton libri themeltar i shtetit.

Sipas minatorëve protestues, ligji i përpiluar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e tyre. Ndërkohë, gjatë protestës janë shënuar përplasje edhe me forcat e policisë të vendosura përreth Kuvendit, për të mos i lejuar protestuesit që t’i afrohen godinës.

 



6 Comments

  1. Nuk e kuptoj, kaq te pamundur e ka nje qeveri, per ti dhene statusin ketyre minatoreve?! Sa jane gjithsej ne gjithe kete Arnautistanin tone?! Kaq vrime e madhe krijohet ne buxhet?!

  2. KidA
    Mire e ke ti po’
    Ministrat e larguar duan tre vjet pagat
    Edhe ata qe Jane heq kot nga puna per tu zevendesu
    Edhe drejtoret e larguar dy vjet 70 %
    Po’ Becettin do ta leme PA lek
    Se ketyre te perndjekur ish pronaret ua kemi dhi asnji kokerr leku.
    Keshtu kidA shteti ka Halle duhet mirkuptu.

  3. Do jene minatoret e Valiasit qe presin per 25 vjet Saliun per pagat e pensionit,.I perdoren si mish per top kurse tani nuk i njohin fare.Shkoni,shkoni mbas Saliut se nje mut do te hani,vetem se do te perdoreni dhe mund edhe te hyni ne burg per koti fare.

  4. Pensioni suplementar ishte per te shkul brinjet. 1% mbi pensionin baze per minatoret dhe 0,6 per naftetaret dhe metalurget. Jane ne total 15 milion dollare ne vit qe perballohen nga buxheti i shtetit. Po te kene bythe keta te merren me firmat private qe menaxhojne sektoret dhe paguajne kontribute per paga shume me te uleta se ato realet dhe i percjellin inspektoret e tatimeve duke i thene t’fala ministrit. Bejeni kete dhe pa e fut fare doren ne xhep shteti perballohet jo vetem kjo rritja qesharake, por shume me shume.

  5. Fiqiri Xibri qe ben teater ketu ka qe ne 2013 qe ka qene keshilltar i ministrit (Veliaj dhe Klosi) ndersa tashi merr rrogen tek instituti i sigurimeve shoqerore pa vajtur fare ne pune, dhe me e forta eshte minator ska diplome fare. Pse ai u perfaqeson ju o ish minatore? Pse se moret statusin kur ishte Xibri keshilltar i ministrit? Apo beni protesta qe te marre Xibri ate lejen e ndertimit te brryli

  6. Vazhdimi komentit teKLAJDIT
    Eshte kap edhe Duke dhene leke ne fushaten e ps m se e figure
    Ska pase kohe fiqiri xibrrri per minatoret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *