• |
ide | kryesore

Skandal trukime ndeshjes në Spanjë: në pranga ish-madrileni Raul Bravo dhe presidenti i Huesca

Sport



Një skandal i ri i turkimit të ndeshjeve përplaset mbi Spanjën. Sipas të përditshmes El Periodico, policia ka arrestuar disa futbollistë në aktivitet e jo, në zhvillimet e një hetimi mbi një seri ndeshjesh të trukuara, që lidhen me sezonet 2016-17 e 2017-18. Mes të ndaluarve është edhe ish-lojtari i Real Madrid, Raul Bravo, që konsiderohet edhe si kreu i organizatës, Borja Fernandez, Carlos Aranda e Inigo Lopez, presidenti i Huesca e mjeku social i klubit.

Të ndaluarit janë të gjithë spanjollë e janë të gjithë të akuzuar për lidhje me krimin, korrupion e riciklim kapitali. Sipas inspektorëve, të hetuarit kanë tentuar të trukojnë të paktën tre ndeshje të Kategorisë A, B e C spanjolle, mes të cilave Huesca-Nàstic, java e 41 e sezonit 17/18. Sipas akuzës për cdo ndeshje të trukuar, organizata përfitonte rreth 100 mijë euro.

Mister mbetet situata e Samu Saiz, 28 vjec, kthyer këtë vit tek Getafe, me të cilin ka diskutuar 10 ndeshje në Liga, pas huazimit nga Leeds. Lojtari ishte përfshirë në një moment të parë në listën e të ndaluarve, por tashmë rezulton jashtë cështjes. Arrestimet e operacionit Oikos, si është pagëzuar nga hetuesit, nuk përfundon këtu: në total bëhen 11 personat e hetuar.

Policia po kontrollon selinë qendrore të Huesca, që sapo ka rënë nga kategoria. Në pranga kanë përfunduar presidenti Agustin Lasaosa e mjeku social Galindo Lanuza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *