• |
ide | kryesore

Premisat e bashkëpunimit SHBA-Turqi, zbardhet telefonata mes Erdogan dhe Trump

Planet



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump-in. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, shefi i Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ka zbuluar disa detaje rreth çështjeve që janë diskutuar mes liderëve në komunikimin e tyre telefonik.

“Në bisedë janë trajtuar çështjet bilaterale dhe rajonale. Presidenti ynë ka përsëritur propozimin për themelimin e një grupi të përbashkët punues në lidhje me sistemin e mbrojtjes raketore S-400 të cilat planifikohen të furnizohen nga Federata e Rusisë për nevojat tona të sigurisë kombëtare.”- ka shkruar Altun.

Drejtuesi i zyrës së shtypit të presidencës turke ka bërë me dije se gjatë bisedës është shprehur vullneti për tërheqjen e tarifës shtesë të vendosur ndaj sektorit të çelikut, me qëllim arritjen e synimit të tregtisë bilaterale prej 75 miliardë dollarë. Takimi i radhës mes Trump dhe Erdogan është parashikuar të zhvillohet në punimet e Samitit G20, që do të organizohet në fund të qershorit në Japoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *