• |
ide | kryesore

Reja humbet edhe Grezdën: probleme për teknikun italian

Sport



Përpara se kombëtarja të udhëtojë drejt Frankfurtit për mini fazën përgatitore, në vigjilje të transfertës me Islandën, tekniku i kombëtares Edy Reja vazhdon të humbasë pjesë të rëndësishme. Sikur të mos mjaftonin Egzon Binaku dhe Ledion Memushaj, tani 73 duhet të bëjë edhe pa sulmuesin e Rangers Eros Grezda.

Sipas asaj që bën të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, Grezda nuk do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e rradhës, për arsye personale. Italiani Reja ka thërritur në skuadër Lorenc Trashin, nga Partizani, që do të bashkohet me grupin në ndeshjen e sotme në “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë do të luajnë përballë U-21 të drejtuar nga Alban Bushi.

Megjithatë ndryshimet në listën e kombëtares A për dy ndeshjet zyrtare ndaj Islandës në transfertë më 8 qershor dhe Moldavisë në “Elbasan Arena” më 11 qershor ora 20:45 duket se do të vazhdojnë, sepse ka emra të tjerë lojtarësh që do të mbërrijnë për të zëvendësuar të dëmtuarit, pa llogaritur faktin se ka ende edhe një javë deri ditën e debutimit të teknikut në Rekjavik kundër Islandës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *