• |
ide | kryesore

E ardhmja e Eros Grezdës tek Rangers në dyshim

F1, Sport



Eros Grezda është larguar nga kombëtarja e Shqipërisë për arsye personale vetëm pak ditë pasi e ardhmja e tij në Ibrox me Rangers është vënë në dyshim. 24-vjecari ka bërë vetëm 7 paraqitje në kampionat që kur u bashkua me skocezët në verën e kaluar për shumën e £2 milion paund nga Osijek, me teknikun Steven Gerrard larg nga të qenit i kënaqur për impaktin e shjqiptarit në këtë sezon.

Javën e kaluar, menaxheri i tij ka zbuluar se për lojtarin ka klube të interesuar dhe se është duke e marrë në konsideratë largimin e tij nga Rangers, në përfundim të një ndeshje të luajtur në dhjetor. Tani, në mënyrë misterioze Grezda është tërhequr nga kombëtarja kuqezi, në vigjilje të sfidës së dyfishtë të Shqipërisë për Euro 2020 kundër Islandës e Moldavisë.

Federata Shqiptare e Futbollit në një komunikatë për shtyp ka sqaruar: “Eros Grezda është tërhequr nga dy ndeshjet për motive personale.” Ndërsa lojtari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale ku shkruan: “Më vjen keq tiu informoj se nuk do të jem në gjendje të ndihmoj kombëtaren për këto dy ndeshje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *