• |
ide | kryesore

Trump në Britani, qytetarët në protestë para parlamentit në Westminister

Planet



Qendra e Londrës është mbushur me protestues kundra Donald Trump dhe politikave të tij, në ditën e dytë të vizitës zyrtare të presidentit amerikan në Britaninë e Madhe. Demostruesit kanë mbushur sheshin përballë Parlamentit në Westminister, ku dhe është vendosur një kukull gjigande dhe e fryrë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë sot kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Trump ndodhet për vizitë treditore shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, do të jetë në mesin e ministrave të pranishëm në bisedime.

Të hënën, Trump mori pjesë në një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.Mbretëresha britanike, Elizabeth, tha se dy vendet kremtojnë aleancën, e cila ka garantuar sigurinë dhe prosperitetin e dy popujve për dekada. Trump dhe May do të dalin në konferencë të përbashkët për media në orën 14:00, sipas kohës lokale.



1 Comment

  1. Britania e Madhe,si shteti me kolonialist ne bote,natyrisht Trampi i duket si ufo.Kur nje shtet,nuk respekton referendumin qe vete ja kerkoi popullit,por edhe kaq kohe mbas tij,jane ne mes te rruges.Mbreteria konsiderohet sovrani,por referendumin,e ben qeveria-nje lemsh allaanglez.Dhe populli,me kete kukull,i kerkon Trampit,qe te mendoje si amerikan,por te punoje,si dhe per Angline!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *