• |
ide | kryesore

Britani/ Kandidati për kryeministër refuzon të takohet me Trump-in

Planet



Politikani konservator Boris Johnson, kandidat për kryeministër të vendit nuk do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, pavarësisht se presidenti amerikan kishte thënë se dëshiron takim kokë më kokë.

Siç raporton “Mirror”, dy politikanët kanë zhvilluar një bisedë të përzemërt 20-minutëshe. Johnson nuk do e takojë Trump, për shkak të agjendës së ngjeshur, pasi do të mbajë tubim elektoral.

“Trump telefonoi Johnsonin dhe i ofroi një takim kokë më kokë. Ky i fundit e falenderoi, por e refuzoi ftesën sepse përkonte me një angazhim elektoral dhe e siguroi se mezi priste ta takonte në një tjetër moment”, shkruajnë gazetat britanike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *