• |
ide | kryesore

Tensionet me Iranin, Trump: Jam i gatshëm të takoj Rouhanin

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se parapëlqen të ndejkë rrugën e dialogut për zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara me Iranin.

Në një intervistë në emisionin “Good Morning Britani”, Trump ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim me presidentin iranian, Hassan Rouhani.“Irani është jashtëzakonisht armiqësor dhe qëndron prapa terrorizmit në shumë vende të ndryshme”, deklaroi presidenti i SHBA-ve, duke lënë të hapur gjithsesi mundësinë për ndërmarrjen e veprimeve ushtarake në rast se do të jetë e nevojshme.

“Unë nuk dëshiroj luftën, unë preferoj të flas. E vetmja gjë që nuk duam është që ata të kenë armë bërthamore”, tha Trump. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë tendosur pas tërheqjes së SHBA-ve nga pakti bërthamor. Në përgjigje, Irani njoftoi se do të pezullonte angazhimet kryesore që i parashtroheshin me karakter detyrues, duke katërfishuar prodhimin e uraniumit të varfëruar, që është përdorur si karburant për centralet bërthamore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *