• |
ide | kryesore

Prova / Artikujt lavdërues të “Die Welt” janë paguar nga Tirana

Kryesore, Lajme



Botimit të përgjimeve nga të trafiakntëve të drogës Avdylaj me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako nga tabloidi më i madh gjerman “Bild” të gjithë politikanët rilindas dhe mediat pranë tyre po i përgjigjen me një speciale për Shqipërinë që ka publikuar së fundi gazeta e të njëjtit grup botues “Die Welt”.

“Die Welt” që ka reputacionin e një mediaje tejet serioze, ndryshe nga ajo e motrës së saj më të madhe që ka formatin e tabloidit ka nxjerrë një botim special të përbërë nga më shumë se 20 artikuj dhe pothuajse 30 intervista rreth vendit tonë, duke përfshirë edhe një intervistë me kryëministrin Rama. Përmes faqeve të kësaj specialeje i bëhet jehonë energjive mbresëlënëse të Ramës, portretit të tij prej sportisti dhe artisti, përpjekjeve të tij të suksesshme për të çuar vendin drejt BE-së, Shqipërisë si një parajsë turizmi dhe Tiranës si një qytet i mahnitshëm.

Të gjitha këto janë pompuar prej trei ditësh nga të gjitha televizionet, gazetat dhe portalet që i bëjnë fresk qeverisë sikur të ishin artikuj apo investigime gazetarësh të pavarur…(Poshtë disa nga titujt që u morën dhe u rimorën në mediat shqiptare).

 

 

 

Por e gjitha sa po propogandohet këtu nuk është veçse një flluskë për të mbytur skandalin e përgjimeve. Sepse suplementi për Shqipërinë, ku bëhet portreti dhe intervista e Ramës, ku përkëdhelet Tirana e Veliajt, nuk janë asgjë tjetër veçse një politikë marketingu e paguar nga shteti shqiptar dhe nga bizneset pranë qeverisë që kanë reklamuar aty. Dhe natyrisht “Die Welt” që nuk funksionon sipas koncepteve të Blerina Gjylamentit për “Bild”-in, pra që të paguhet me euro nën dorë për artikujt që bën, ajo, zbaton ligjin duke e bërë gjithçka transparente. Një një prej faqeve të saj është e shkruar e zeza mbi të bardhë se ky publikim është bërë i mundur për mes reklamave dhe sponsorave. Pra që të lexohen ato artikuj paratë kanë ardhur direkt nga Tirana (faksimile poshtë).

Pra, përdorimi i këtyre artikujve për propogandë lokale e ka efektin zero. Krahasimi i tyre me investigimin e “Bild” është si të jesh duke parë një dokumentar për cilsinë e keqe të miellit që hyn në Shqipëri dhe në mes të tij të të shfaqet një reklamë për vlerat e mëdha të miellit serb.

©Lapsi.al

 

Intervista e Ramës: “Kemi thuajse një qeveri të re. Pse i ndërrova ministrat”

Çfarë keni bërë sot në detyrë në cilësinë e kryeministrit?
Rama: Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 përqind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re tani që po flasim.

Cila është arsyeja? Tingëllon si një krizë qeveritare?
Rama: Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim si kombëtarja gjermane e futbollit pas fitores së Kupës së Botës. Që u eliminua në mënyrë të turpshme që në raundin e parë pas katër vitesh.

Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni luajtur vetë basketboll profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Keni studiuar art përpara se të bëheni kryebashkiak dhe më pas kryeministër. Ku dallon sporti me artin?

Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete, diçka e brendshme. Në sport punoj jashtë, me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.

Si kryebashkiak i lyet godinat gri me ngjyra për të dhënë shpresë tek njerëzit në Tiranë. Në atë kohë bëri shumë përshtypje dhe u krijua ideja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?

Rama: Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.

Prisja më shumë idealizëm nga goja juaj…

Rama: Dua të them se arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë. Unë thjesht nuk e besoj këtë. Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjë gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë të ketë ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizimin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një tjetër lloj frike.

Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?
Rama: Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu, që duhet të merret njëkohësisht me një numër të jashtëzakonshëm fatesh dhe temash. Nuk është më e lehtë që të menaxhosh një vend të vogël sesa të drejtosh një vend të madh, shumëkush nuk e imagjinon. Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve për mua është shumë e drejtpërdrejtë dhe intensive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet. Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

A jeni i kënaqur me veten?
Rama: Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do isha i kënaqur, nuk do isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej. Edhe nëse vetë do isha i kënaqur, nuk do ndalesha kurrë, nuk më shkon për shtat. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të vizatoj.

Ju udhëtoni shpesh nëpër Europë dhe botë. Si po evoluon Europa?
Rama: Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund të lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikoj të ardhmen.

Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Europë?
Rama: Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë. Unë sinqerisht shpresoj që ajo të qëndrojë me ne, pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Europës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.

Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullsisë shqiptare?

Rama: Ende e duam Evropën. Jemi gjithmonë të gatshëm për të dhënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do e shohim nëse do jemi ende të lumtur.



22 Comments

  1. Se mos i kane paguar nga xhepi i vet. Nga taksat tona qe grabiten cdo dite jane paguar. Ne kete menyre tallen politikanet tane me ne shqiptaret

  2. U prish dynjaja. Te gjithe firojne ne kuriz te popullit shqipetar.
    Vdekje komunizmit.
    Ndryshe do vuajme pambarim.

  3. Sipas llogjikes tuaj si lapsaxhinj qe jeni i bie qe dhe te gjithe artikujt kundra Rames dhe qeverise te jene paguar nga PDja !..

    Mos u mundoni te beni diferencime te tilla se njeri eshte mut e tjetri eshte shurre dhe te dyja palet perdorin te njejtat metoada propagandistike e mediatike. Te dyja palet paguajne media e portale te ndryshme kundra njreitjetrit dhe pro vehtes.
    Ky fenomen eshte kudo. Fatkeqsisht ca langaraqe si puna juaj ( media) e shesin bythen per nje artikull si tja doje qefi paguesit.

  4. Me siguri Die welt, e paguar nga Peter Tiede (shqip Pjeter Kali) ka shpifur kur ka bere publikimin e sponsorizimit. Kadri Bildi dhe Kadri die welt jane marre vesh t’ia bejne me qellim kete gje liderit tone te ndritur. Jo per gje, por e kane zili. E si mund te mos e kene zili kur T. Ballen e merr nga fshatrat e humbur te Librazhdit dhe e ben nje lider te nivelit te larte . Pra nuk merr nje shpellar verior, por nje shpellar jugor te rritur ne pyje dhe e ben lider. Ose merr stermbesen e njefare Nesti Kopali qe ishte nje oficer sigurimi shumne famekeq ne vitet e para te pasclirimit dhe e ben nje lidere te atille, sa ia ka zili edhe vete May qe u detyrua te jape doreheqjen, ose kur ben ligjvenes nje person qe ka mbaruar Akademine per shofer kamioni ne Geneve. etj. etj. Pra jane thejsht shpifje per arsyet e mesiperme

  5. E more shkullak te eshte nxirrosur truri o lumadh si te gjithe shpellaret e cecenet qe shohin vetem Zi edhe kur masturbojne si ty me kete shkrim,qe shkrimin e bild e quan investigim kur keto pjese pergjimesh ja ka dhene collaku keti gjermonit,sipas tij ky nuk paguhet,kur dihet tashme nga nje gazetar I rendomte na u be yll dhe shume I pasur,kurse shkrimi qe tregon bukurite e vendit Tim dhe tendit ti I quan te blera,shkullak dhe sa vite te kane ngelur per te shlyer vilen 600 000 euro te mare nga salihu,qe pastaj te shohim shkullakun e viteve 97 te koha jone

  6. Ju lutem zoterinj komentues dhe anal ista mos u eksitoni nga truri sepse nuk eshte faji yne qe Rama tall koqet me ju.

  7. Kush kenaqet me sufllaqet e rams i befshin mire. Zgjedhja e tyre. Le te vazhdojne. Ne boten e tyre jane. Sa per die welt nuk ka rendesi fare per ne cfare shkruajne po fare fare. Syte ne ball trut ne vend veshet ne vend i kemi. Ata qe duhet ti dine gjerat ashtu si vertet jane ata i dine me se miri. E te tjerat nuk kane rendesi. Me hir a me pahir ril…….do ike. Te tjerat nuk kane rendesi fare.

  8. Ca skandali me keta kara politikan qe kemi. Nuk kan fund cudit shqiptare. Ky paguan qe te lavderohet, keta te tjeret paguajn qe te shahet. e kan zhvendos luften ne kazanet gjermane.

  9. Dhe gazetari i nderuar i die welt pyet liderin global si nje kar ndricues:
    Si ka evoluar europa???
    Dhe cfare mund te bejne me mire per demokracine ne europe?? ????
    E kujt ja ben pyetjen, nje kari me nyje qe eshte karominister. Edhe dylqinja e tij spjerdhopali do ishte neveritur nga keto pietje. Sdq ky farë karoministri do kalb ne burg me gjithe banden e tij qeverisese…..

  10. Cilido gjerman që sapo ka lexuar tabllon reale të qeverisjes së këtij “artisti e sportisti” kryeministër shqiptar në gazetën Bild, do të qeshte me këtë grotesk propogandistik, kjartazi i sponsorizuar.
    Gazeta Die Welt mund të jetë vërtetë një medie “serioze” më pranë politikës gjermane, por është fakt se Bild është gazeta me tirazhin më të madh në gjuhën gjermanisht, e veç kësaj, fakti që gazetari që ka bërë shkrimet informacionet për përgjimet i ka marë jo nga qeveria shqiptare, por nga kolegët shqiptarë investigues, e përgjimet janë autentike e jo propoganda për sportistë e artistë, bëjnë një efekt shumë të madh në shoqërinë e gjërë gjermane, e politikanët e cilitdo grupimi në Gjermani, nuk do të deshën të rrezikonin reputacionin e tyre tek elektorati, duke mbyllur sytë për këto skandale.
    Gazetari i Bid po këmbëngul që do të vazhdojë të publikojë edhe përgjime të tjera bile edhe me emra funksionarësht të lartë shqiptarë.
    Nëse qeveria shqiptare do ta padisë në gjykatë gazetën Bild për publikimin e përgjimeve, do të dilte me efektin e bumerangut pasi nuk ka ligj në botë që të ndalojë lirinë e mediave.

    1. i plasi kari gjermaneve te merren me ne. Medon ti se do ket nonji gjerman qe lexon artikuj te gjat mbi qeverin shqiptare? Mos u beni si te ai filmi “Vietnami do fitoj”.

      1. Ka sigurisht edhe në Gjermani të tillë persona që në vënd të arsyetojnë me kokëm që kanë mbi supe, arsyetojnë me ate kokën e vogl që përmend ti, por në 80 milion gjermanët, ky numër është fare i papërfillshëm.

  11. Me mire se pagesat qe ben Luli per te share shqiperine. Po ku merrni vesh, ju duket Luli me Monen si engjej. Te pakten Rama nuk ka vrare njerez.

  12. po shumire qe po publikohet ne gjermani por PD te coj ne gjermani edhe dosjen Basha dhe dosjen Meta – Prifti se dhe ajo pergjim ishte biles njera pale ishte pjesemarrese ne pergjim . te merren masat njesoj per te gjithe ………….

  13. ne kete “logjike” A mundemi te themi, qe PD ka paguar :
    – holanden qe te bej kerkesen per heqjen e vizave,
    – Ate revizten gjermane qe te publikoj ato registrimet-Audio..
    – Dhe krejt ata/ato qe shkruajn keq per shqipri….

    ??????

    Rroft shqipria, pekuder faqezive !!

  14. O te kuq po si nuk moret vesh njeher mo sa kazan muti jeni mo, akoma mendoni ju se ne jemi me te miret dhe bota esht revizioniste dhe s kan buk te han, Amerika esht kapitaliste dhe xhandar, akoma ket mentalitet keni more plera te kuq more kazani muti more krymba nevojtoresh. Jazek u qoft te pa moral, rrac muti, drogmen , hajdut, qelbesira!!!!

  15. po artikullin ne Bild kush e financoi…per te nxire shqiperine? o kopil i Hysni Kapos ……urreni Edi Ramen jeni gati te shkaterroni Shqiperine Die welt tregoi nje shqiperi te bukur ,moderne dhe nje vend per tu vizituar dhe nuk e nxiu…Lyli juaj pagoi per te nxire shqiperine ne nje gazete bulevardeske qe kushton nje euro dhe e blein vetem per foto dhe “sensacione” qe boton ne te shumten e hereve jane genjeshtra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *