• |
ide | kryesore

Videot / Si doli Rama bllof me mbrojtjen e Dakos

Kryesore, Lajme

Një rregull po vërtetohet gjithnjë e më më forcë: sa herë ka ndonjë histori kriminale ku përfshihen edhe njerzit e vet, Edi Rama përpiqet me mish e me shpirt të përhapë alibi të rreme. Këtë bëri me avionët e drogës që i quajti mushkonja, këtë bëri me më shkuarën e Elvis Roshit për të cilin u përbetua se është i pastër, këtë bëri me denoncimin e Zaganit për lidhjet e Tahirit me Habilajt, këtë bëri me Agron Xhafën dhe përgjimet « fallco ». Po me as pa sukses sa edhe me të parët edhe me Vangjush Dakon doli njësoj zbuluar.

Lexo më tej:

E plotë/ Të gjitha përgjimet Dako-Avdylaj për vjedhjen e zgjedhjeve

Për më shumë se një muaj kryeministri u nagazhua të tallej me shprehjet « Alo Niçe », i quajti sallatë fjalësh përgjimet e zyrtarëve të prokurorisë dhe gjatë një debati me gazetarë në « Opinion » mbrojti idenë se ato përgjime nuk janë as provë.

Andi Bushati: Çfarë na tregoi “Bild” për shtetin e gangsterëve

Këtë gjë bëri më pas edhe në një konferencë për shtyp në selinë e kryeministrisë ku tha se Dako del vetëm në një përgjim dhe se atu nuk dëgjohet të flasë as për blerje as për shitje votash (video poshte). 

Këtë refren e theksoi me këmbëngulje edhe gjatë përballjes në « Open » duke theksuar njeriut i ndodh që të flasë me këdo gjatë një fushate zgjedhore dhe kjo nuk ka pikën e rëndësisë. « edhe mua mund të më ketë ndodhur të kem komunikime të tilla se ne nuk kemi një metal dedektor që të dallojë njerëzit e ndershëm nga kriminelët » u justifikua Rama (video poshte). 

Por sot pas publikimit të gjashtë përgjimeve të « Bild » të gjitha alibitë e Ramës kanë rënë. Ato tregojnë se Dako me Avdylajt nuk kanë komunikuar vetëm gjatë fushatës por në një përiudhë shumë më të gjatë kohe. Ato tregojnë  provat për grabitjen e zgjedhjeve janë evidente, (Listat e punonjësve të PD në ujësjellës, rezultati 10 me zero, Gjushi që duhet të paguajë votuesit). Ato tregojnë se në atë dosje ka shumë më tepër se një indicie dhe « sallatë fjalësh ».

Por edhe këtë herë, Rama e ka humbur rastin për të heshtur. Ai ka dalë bllof njësoj si me hisoritë e gënjeshtrave të mëparshme.

©Lapsi.al

8 Comments

  1. Si gënjen paturpsisht Rama kur thotë se unë nuk mund të paragjykojë se dikush , qpftë edhe ndonjë mafioz mund të bëjë ndonjë foto me mua.
    Meqe jemi me historinë e Durrësit.
    A nuk ishte propoganda e tij e sejmenëneve të tij që publikuan në media një foto ku Blushit në Durrës i ishte afruar një njeri i dyshimtë dhe pasi u fotografua nga njerëzit e Gjushit u servir me diçiturën se ja me cilët shoqërohet Blushi ?
    Sa i takon raportit indicie me prova, më duket se me hipokrizi gjoja juridike, po mbulohet m…. me sh….
    Nga përgjimet ka një “indicie” se vëllai Titi i socialistëve që nuk ka asnjë funksion shtetëro apo partiak, por është një kapobandë i hetuar edhe nga antimafia ndërkombëtare, ju kërkon llogari zyrtarëve të socialistë të bashkisë se çfarë po bëni për të promovuar si deputet, një biznesmen mik të tij.
    Deri këtu vërtetë që kemi të bëjmë me llafe pazari e një “indicie” që mund të hetohej.
    Ama deri sa ky person është në listën e deputetëve të PS në zgjedhjet e 2017, kjo nuk mund të konsiderohet më si “indicie” po si një fakt i kryer, pra një provë e vërtetuar.
    Ky deputet i mbështetur nga grupi kriminal i Shijakut, ka fituar një ndenjëse në Kuvend, në grupin e socialistëve në pushtet e ai sigurisht që do të mbrojë interesat e “mbështetësve” të tij mafiozë.
    Rastësisht e për pakujdesi të mafiozit, mbështetja për një deputet u regjistrua në bisedën e tij telefonike.
    Por për sa deputetë të tjerë të Durrsit mund të ketë ndërhyrë ky person gojarisht i pa regjistruar që e gjithë bashkia e këtij qyteti i thërret me emrin e shkurtuar Titi e i binden njëlloj si Ramës ?

  2. Si gënjen paturpsisht Rama kur thotë se unë nuk mund të paragjykojë se dikush , qpftë edhe ndonjë mafioz mund të bëjë ndonjë foto me mua.

  3. bllof ka dal qe kur u gjiz ne vend njeri doli psikopaat.po te ishte ndryshe do bente ushtrin e mutit te enverit,kristaq rames e spiro kolekes.edhe babai e daja nuk e lan te kap arm ne dor,se ky manjak vriste shoket.

  4. Kjo shprehja doli bllof duket pak si e pavend. Rama do dilte bllof vetem nese do dilte fjala e tij. Na tregoni nje rast kur ka dale fjala e tij, kur eshte mbajtur ndonje premtim elektoral, kur eshte ndertuar ose rregulluar dicka brenda afatit te dhene nga vete Rama? Nese do vertetohej dicka e tille, atehere do mund te thuhej se doli bllof sepse nuk genjeu, por per te tjerat… Ajo dihet. Mundohet te mbuloje me propagande boshe qe vetem kooperativistet e kohes se Enverit mund te besojne.

  5. Ai ka gjithe jeten qe del bllof, e filloi me te atin dhe ish gruan e pare dhe po vazhdon deri ne ditet tona

  6. Ore dale ….Rama thote te verteten…
    Ska pike rendesie me ke takohesĥ ne fushate….
    Patjeter….vertete…
    Sepse ti i ke te fituara ato….
    Ska pike rendesie fushata…
    Po ore po…
    Degjojeni kete njeri se ky nuk di te genjeje..
    Idiotet jemi ne…populli shqiptar…sepse ai pohon çdo akuze me sinqeritet…
    Ne jemi idiotet qe ende merremi me te….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *