• |
ide | kryesore

“Banda e vrimave”, arrestohen disa shqiptarë në Itali, mes tyre edhe një femër

Lajme



Në kuadër të operacionit të koduar “Banda e vrimave”, Policia e Bergamos ka arrestuar katër persona, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e një sërë banesave në zonat e Fermo-s, Ascoli Piceno-s, Macerata-s dhe Caserta-s. Në pranga ka rënë edhe një femër, identiteti i të cilës nuk është bërë ende i ditur.

Tre prej të ndaluarëve janë lënë në burg, ndërsa i katërti është detyruar të paraqitet në Policinë gjyqësore.

Hetimet ndaj të arrestuarëve kanë nisur në muajin shkurt të vitit 2018. Prokuroria e Fermos lëshoi ditën e djeshme urdhrat e ndalimit ndaj tre shqiptarëve, të cilët u lanë në paraburgim deri në marrjen e dënimit përfundimtar.

Tre shqiptarët e arrestuar i kryenin vjedhjet  duke depërtuar në banesë nëpërmjet sendeve dhe armëve të ftohta.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *