• |
ide | kryesore

DW: Merkel i thotë “jo” negociatave të shpejta me Shqipërinë

Arkiva, Kryesore



Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Süddeutsche Zeitung”. Merkel ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.

Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.

CDU/CSU dhe SPD me qëndrime të ndryshme

Mospërputhja e qëndrimeve brenda koalicionit qeverisës gjerman u vu re hapur pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian në fund të majit. KE kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Por CDU/CSU është e rezervuar edhe këtë vit, ajo ka nevojë për analizë të kujdesshme raportit. Deputeti gjerman i CDU, dhe kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, ka thënë se CDU/CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, ka thënë Wadephul në një deklaratë të publikuar menjëherë pas publikimit të progres-raportit të KE në fund të majit. Për Wadephul, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

Për shkak të kalendarit të punës të CDU/CSU nuk besohet, se kjo temë do të shqyrtohet para vjeshtës./DW



16 Comments

  1. Pra Merkel e ka thene qarte dhe sakte,te hapen ne tetor,pasi te jete pastruar politika Shqiptare nga çakejte qe protestojne ne rruge,pasi mbas 30 Qershorit PD do i hyje nje riformimi rrenjesor duke larguar te paaftit Basha,Muli,Balliu etj.do hartoi nje program dinjitoz qeverises dhe do kerkoje votat e popullit dhe i ka shancet te fitoje me vota pushtetin dhe jo me dhune,gjithashtu gjate kesaj kohe SPAK-u do beje punen e vet duke çuar para drejtesise Berishen&co,keshtuqe do plotesojme te gjitha kushtet e vendosura nga BE….

    1. Nga cakejte qe protestojne ne rruge apo nga kryebashkiaket dhe ministrat qe blejne vota per Kryemutnistrin, kjo mbetet per t’u pare, shoku komunist!

  2. Fajin e ke opozita qe vetem qelsat e kashtes ka ne dore.Tamam sikur Saliu kur ishte ne pushtet fajin e ka opozita, Harron ky gerdalla i gjat se vet ka qen ne opozit.??

  3. Nuk ka asnje shans kjo qeveri te hape negociatat. Pa rotacion negociatat i shohim me teleskop. Gjithsesi Rames i lejohet thote qe u hapen, se i duhet folur edhe me/per idiotet, ne kuader te mosdiskriminimt te tyre. Politika ka detyre t’i flase cdo kategorie. Nga kjo kategori ka shume edhe ketu tek reparti i komentuesve te lapsit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *