• |
ide | kryesore

“Grezda u mënjanua vetë”: Reja e kundërta e Panuccit, nuk i mbyll derën sulmuesit

Sport



Nëse do të kishte qenë ende Christian Panucci në krye të kuqezinjve, me shumë mundësi për Eros Grezdën do të kishte qenë thirrja e fundit, ajo kundër Islandës, pas vendimit të sulmuesit të Rangers për tu larguar “për motive personale”. Për fatin e tij, në krye të skuadrës është Edy Reja dhe ndonëse tekniku nuk e ka fshehur se vendimi i lojtarit nuk i ka lënë shije të mire është treguar i hapur për ta marrë në konsideratë sërisht Grezdën në të ardhmen.

“Nuk ka një cështje Grezda – sqaroi italiani -. Kishim pikëpamje të ndryshme, por ai bëri vetë mënjanë. Për këto dy ndeshje nuk është, kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në konsideratë në të ardhmen”, përfundoi 73 vjecari duke e bërë të qartë se prapa këtij largimi të lojtarit nuk fshihen motivet personale, por divergjencat në lidhje me mundësinë për tu ulur në pankinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *