• |
ide | kryesore

Negociatat me BE, Euroactiv: Shqipëria, delja e zezë mes dy vendeve kandidate

Lajme, Të fundit
ke, be, maltën



Platforma mediatike e profilizuar në publikime online mbi politikat evropiane, “Euroactiv”, i ka kushtuar një artikull të posaçëm zgjerimit të BE-së, që e cilëson si një “patate të nxehtë” për vendimmarrësit e Brukselit. Sipas portalit, edhe pse të dyja vendet kandidate, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, morën rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit, “Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”.

“Zgjerimi i BE-së është bërë një ‘patate e nxehtë’ për Brukselin dhe për shtetet anëtare. EURACTIV e trajtoi këtë çështje në një debat të martën (5 qershor), ku diplomatët dhe gazetarët folën lirshëm për ngurrimin e perceptuar të disa shteteve anëtare për pranimin e vendeve të reja dhe për pengesat ekzistuese të brendshme.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të dy morën rekomandim për të hapur bisedimet e pranimit dhe për të kapur fqinjët e tyre veriore. Megjithatë, Shqipëria duket të jetë delja e zezë e duetit”, shkruhet në artikullin e titulluar “Debati i zgjerimit: Ballkani Perëndimor, midis shpresës dhe zemërimit”.

 

 

Artikulli vijon më tej duke vënë në dukje se sipas diplomatëve të BE-së, mund të ushtrohet presion mbi Komisionin për diferencimin e dy vendeve lidhur me hapjen e bisedimeve, duke mundësuar shkëputjen e Shqipërisë dhe shpërblimin e “hapave të mëdhënj” të Maqedonisë së Veriut.

“Diplomatët e EU kanë thënë për EURACTIV se mund të ketë presion mbi Komisionin për të mundësuar shkëputjen e njërit nga dy vendet, duke thënë se ‘ne nuk mendojmë se Shqipëria është e gatshme të hapë negociatat në këtë fazë’, duke pranuar nevojën për të shpërbluar ‘hapat e mëdhenj’ që ka bërë Maqedonia”, shkruan “Euroactiv”.

Portali ndalet edhe tek rezervat e shprehura nga Franca dhe Holanda për pranimin të shpejtë të anëtarëve të rinj, në mënyrë të veçantë për Shqipërinë.

“Javën e kaluar, Komisioni Europian formalisht rekomandoi që Maqedonia e Veriut, si dhe Shqipëria, të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me bllokun, duke thënë se Shkupi është gati për bisedime dhe ka bërë “përparim thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Disa anëtarë, megjithatë, janë të kujdesshëm në lidhje me pranimin e anëtarëve të rinj shumë shpejt, Franca dhe Holanda kanë shprehur rezervat e tyre, megjithëse më shumë për Shqipërinë se Maqedonia”, shkruhet mes të tjerash në artikull.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *