• |
ide | kryesore

Vuçiç demaskon Thaçin: Më ke premtuar se heqja e taksës është “punë ditësh”

Planet



Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se homologu i tij në Kosovë, Hashim Thaçi, i kishte premtuar se heqja e taksës prej 100 % ndaj mallrave dhe produkteve serbe ishte thjesht “punë ditësh”, ndërsa shton se prej hyrjes në fuqi të kësaj takse kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

“Ju me keni premtuar se çështja e taksës është punë ditësh, kanë kaluar muaj dhe një masë e tillë ende qëndron. Jam i interesuar në ato miliona që ju takojnë Serbisë, lërini tarifat dhe ne mund të vazhdojmë me bisedimet”, është shprehur Vuçiç gjatë fjalës së tij në panelin e diskutimit në forumin “Globsec” të Sllovakisë.

Më tej, Vuciç ka folur edhe lidhur me marrëveshjen e CEFTA-s, duke përsëritur se në rastin e shfuqizimit të taksës, pala serbe do të jetë e gatshme të nisë menjëherë dialogun.

“Kosova ka nënshkruar me Beogradin marrëveshjen e CEFTA. Serbia nuk ka dashur të ndalë qarkullimin e mallrave me Prishtinën, ne skemi bërë asgjë këta kanë bërë vetëm pse këta janë ndier të turpëruar sepse menduan se Serbia do të njohë apo mbështesë pavarësinë e tyre që nuk ka qenë kurrë qëllimi. Mund të tregoj se jemi gati të fillojmë bisedimet menjëherë”, tha presidenti serb.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *