• |
ide | kryesore

Video/ Edy Reja e nis me humbje: Gudmundsson e bën kualifikimin një mirazh

F1, Kryesore, Sport



Një gol i Gudmundsson dënon Edy Rejan të nisë me humbje aventurën e tij në pankinën e Shqipërisë dhe i jep sinjalet e qarta italianit se 3-5-2 ka nevojë për rimodelim, ose perfeksionim mekanizmash. Humbja e dytë për kuqezinjtë në kualifikueset e Euro 2020, por që është kompromentuese, duke qenë se ka ardhur përballë dy pretendetëve për kualifikim.

Entuziazmi për ardhjen e teknikut të ri, reflektohet në dëshirën dhe karizmën e të gjithë grupit për të kthyer faqen e historisë dhe për 20 minuta kuqezinjtë u dukën skuadra më e mirë. E kapitenit Hysaj tentativa e parë, që gjeti reflektiv Halldorsson, por e gjithë siguria e shfaqur nga treshja qendrore e prapavijës kuqezi u rrëzua në rastin e parë të Islandës, që me tepër ishte veprim individual i Gudmundsson, që pasi nxorri jashtë loje Ismajli e Dermakun, e bëri me finesë edhe përballë Berishës, i pafaj në golin e minutës së 23. Tronditje psikologjike me pasqyrimin e rezultateve të kohëve të fundit në mendjet e lojtarëve, që vuajtën inisiativën nuk patën ide dhe i besuan gjithcka spontanitetit, që mund të krijohej me krosimet në zonë, ku ndoshta Dermaku mund të bënte keq, por jo aq sa Arnason në minutën e 30, kur një aplikim skeme e nxorri të lirë në qendër, me një shënjestër për tu harruar, për fat.

Dy sulmues vërtetë në fushë, me skemën e re, por Shqipëria krijon më pak se cdo herë me Balajn e Cikalleshin që vështirë se gjejnë njëri tjetrin, por edhe kur e bëjnë shkodrani është makinoz dhe humbet sekonda të cmuara. Nuk është se bën shumë Islanda, por ishullorët janë në avantazh dhe kundërsulmi i mjafton, për më tepër që nga krahët nuk i vjen më asnjë rrezik dhe Arnason ka liri veprimi. Reja freskoi mesfushën me Kace e Ndoji, por impakti nuk ishte ai që duhej dhe vetëm një goditje e mesfushorit të Brescia në minutën e 82 është pak për të shmangur humbjen, që në fund mund të ishte me përmasa të tjera, duke qenë se vetëm një Berisha i kujdesshëm ndaloi Islandën të shënonte golin e dytë.

3 pikë pas 3 ndeshjeve nuk është situata në të cilën mendonin se do të ndodheshim, por në debutimin e 73 vjecarit ndoshta pritej dicka më shumë se thjesht një ndeshje e humbur me një gol diferencë.



1 Comment

  1. Po pse mo Rame homoja ezgodhi vet kete trajner si esht e mundur mo ky pall vetem futbolli i pati ngel pa mar ne dor ja e mori dhe fitoi, sepse ky homo esht si puna e Serbeve dhe e Rusve qe sa her humbin e quan fitore hhaahh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *