• |
ide | kryesore

Britani, Kandidati për kryeministër: Bisedova me Merkel, Brexit mund të rinegociohet

Planet



Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili ka shpallur kandidaturën në garën për postin e kreut të Partisë Konservatore, që do të ushtrojë njëkohëhësisht edhe detyrën e kryeministrit,  ka deklaruar se gjatë bisedës që zhvilloi me kancelaren gjermane,  Angela Merkel, në ditën përkujtimore të betejës së Normandisë, mori dakordësinë e saj për rishikimin e marrëveshjes së Brexit-it.

Në një intervistë të dhënë për “Sky news”, Hunt tha se nga në komunikimin që pati me kancelaren Merkel, u shpreh gatishmëria e Bashkimit Evropian për të rinegociuar marrëveshjen e çanëtarësimit të Britanisë, në kushtet e zgjedhjes së një kryeministri të ri. “Merkel tha se natyrisht se me një kryeministër të ri të Brtianisë, ne do ta shikojmë edhe njëherë çështjen dhe zgjidhjet që Kryeministri do të ofrojë. Jam shumë i bindur se nëse kemi qasjen e duhur për këtë çështje, evropianët do të kenë vullnet që ta rinegociojmë marrëveshjen ”, është shprehur Hunt.

“Paketa May” është hedhur poshtë në Westminster për tri herë me radhë. Në Dhomën e Komunëve nuk është arritur të miratohet seksioni më i kontestuar i marrëveshjes së negociuar nga Londra dhe Brukseli, që përfshinte rregullat për respektimin reciprok të të drejtave të qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe të mjaftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni.

“Marrëveshja e Tërheqjes”  ka të bëjë me kushtet e largimit të Britanisë, të cilat përfshijnë të drejtat e qytetarëve britanikë dhe të atyre evropianë, kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si edhe vendosjen e një periudhe te majftueshme tranzicioni deri në shkëputjen përfundimtare të vendit nga Unioni. Ndërsa, “Deklarata Politike” mbulon spektrin e rregullave mbi marrëdhëniet e ardhshme.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të 27 vendeve anëtare të BE, në një Samit të posaçëm të mbajtur rreth dy muaj më parë, ranë dakord për shtyrjen e procesit të Brexit-it deri më datë 31 tetor. Ndërkohë, Parlamenti duhet të miratojë kushtet e largimit.



1 Comment

  1. “Mori dakortesine”? Mire universitetin qe e paske marre me breke neper kembe,po edhe ne 8 vjecare te paskan munguar leket per librin e gjuhes..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *