• |
ide | kryesore

Lubonja: Një narkoshtet nuk mund të luftohet me mjete normale

Arkiva, Kryesore

“Përse u çuditët kaq shumë ju me përgjimet e fundit të gazetës gjermane ‘Bild’ – më shkruante një qytetar pas emisionit ‘Të paekspozuarit’ të së enjtes – prisnim gjermanin ne të na i thoshte? Sikur nuk i dinim”. Kishte të drejtë. Duke perifrazuar Pasolinin, do të thosha se regjistrimet që botoi “Bild” janë “prova” e bëmave që ne “i dimë” (nëpërmjet deduksionit, intuitës, krahasimeve etj.), por që shpesh s’mund t’i themi sepse ato (provat) i kanë “ata” (të pushtetit). Në sajë të një rrjedhjeje nga Prokuroria, ne i morëm disa nga këto prova dhe, si për të provuar rëndësinë që ka mbajtja fshehur e tyre, pamë se njerëzit e pushtetit, në vend të reagimit të menjëhershëm ndaj lajmit filluan kërcënimin dhe denigrimin e lajmësve.

Por, edhe përsa u përket provave, nuk është se na kanë munguar të tilla – do të thosha unë. Atëherë, pyetja shtohet: a shtojnë diçka të re të rëndësishme provat e nxjerra nga “Bild” apo janë në vazhdën e denoncimeve të zakonshme? Gjykoj se ato përcaktojnë një pikë vlimi për ndërgjegjësimin, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, të ndryshimit thelbësor dramatik që ka ndodhur në vendin tonë me ardhjen e Edi Ramës në pushtet. Le të përpiqem ta shtjelloj shkurt teorikisht se ç’kuptoj me këtë “pikë vlimi”.

Në librin e tij “Shkenca e logjikës”, Hegeli parashtron dy teorema që kanë rezultuar profetike për kohën që jetojmë. Teorema e parë është ajo sipas së cilës themelet e pasurisë së një kombi nuk janë të mirat materiale që zotëron ky komb, siç thoshte Adam Smithi, por instrumentet që prodhojnë këto të mira. Teorema e dyta, edhe më e rëndësishme se e para, është ajo sipas së cilës kur një fenomen shtohet në sasi nuk kemi vetëm ndryshime sasiore, por ndodhin edhe transformime cilësore, siç ndodh p.sh. në natyrë kur një lëng, pas një rritjeje të caktuar të temperaturës, shndërrohet në gaz apo në shoqëri kur, nëpërmjet shtimit të disa fenomeneve ekonomiko-shoqërore, kalohet nga një sistem në një tjetër.

Marksi, duke iu referuar teoremës së dytë të Hegelit, thotë se ne jemi mësuar të mendojmë se paraja është një mjet për të arritur qëllime të caktuara, të tilla si kënaqja e nevojave tona dhe prodhimi i të mirave materiale, por kujdes – thotë ai – se po u shtua paraja aq shumë në sasi sa të bëhet kushti universal për të realizuar çdo qëllim dhe çdo lloj nevoje, atëherë ajo nuk është më mjet, por shndërrohet në qëllimin e parë, nga i cili, pastaj, do të varen edhe qëllimet tona të tjera, nevojat tona e me radhë.

Le t’ia aplikojmë tani këto argumente universale realitetit tonë. Duke iu referuar teoremës së parë hegeliane, duhet të themi se themelet e pasurisë të kombit tonë nuk janë pallatet, kullat, vilat, supermarketet, fshatrat turistike, e më the të thashë, që kemi ndërtuar, por mjetet e prodhimit të tyre. Dhe, nëse mjeti kryesor i prodhimit të tyre është krimi, siç më rezulton, kjo do të thotë, sipas Hegelit, se krimi është pasuria jonë më e madhe kombëtare. (Ju kujtoj se gazetari i “Bild” shtroi pikërisht këtë pyetje: me çfarë paraje kryhen tërë ato ndërtime në Shqipëri?). Duke aplikuar teoremën e dytë do të thosha se për shumë kohë ne kemi menduar se krimi është një mjet, nëpërmjet të cilit ne kemi plotësuar nevojat tona. Mirëpo ajo që ka ndodhur ndër vite është se fenomeni i krimit është shtuar aq shumë në sasi saqë ka ndodhur ndryshimi cilësor për të cilin flet Hegeli dhe Marksi. Ai është shndërruar nga mjet në qëllimin e parë, të cilit i nënshtrohen të gjitha qëllimet e tjera tonat. Ja ku mbërrita në atë që dua të them lidhur me “pikën e vlimit”: përgjimet e fundit të botuara nga “Bild” na ndërgjegjësojnë për transformimin cilësor që ka ndodhur te ne me rritjen sasiore të krimit; për kalimin në regjimin, ku qëllimet tona, jeta jonë, përcaktohen nga ky qëllimi i parë: krimi. E në këtë moment, çështja nuk shtrohet më se çfarë bëjmë ne me krimin, por se çfarë bën krimi me ne. Më konkretisht, kjo do të thotë se është krimi, që në këtë regjim përcakton se kush do të jenë e si duhet të sillen parlamentarët, kryetarët e bashkisë, Kryeministri, prokurorët, Policia e me radhë, e me radhë. Në këtë moment historik nuk shtrohet më çështja, siç e shtrojnë me naivitet disa: si nuk u ngopën këta me pushtet dhe me para, apo se Rama e Gjushi, duke mos pasur më nevojë për krimin, do të ndërpresin lidhjet me të dhe do të kthehen t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë moment çështja shtrohet se është krimi që i dikton Ramës dhe Gjushit dhe nëpërmjet tyre edhe Policisë, edhe drejtësisë, edhe ne të gjithëve se ç’duhet të bëjmë. Me një fjalë të vetme ky hop cilësor është etiketuar së fundmi me fjalën narkoshtet, që nuk është rastësi që ka hyrë për herë të parë në historinë e shtetit tonë në kohën e Ramës. “Narkoshteti i parë në Europë” na cilësonte së fundmi edhe portali kanadez “Vice”.

Problemi është se mbështetësit e Ramës – fatkeqësisht edhe euroburokratët e Brukselit që bëjnë raporte e rekomandime për vendin tonë – vazhdojnë të arsyetojnë me kategori të tejkaluara “shtet – korrupsion”, “shtet – krim” sikur të jemi ende në kohën e Nanos apo Berishës, ku shteti ekzistonte si një entitet më vete që vuante nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, por ende nuk mund të identifikohej me vetë sëmundjen. Provat e fundit të sjella nga “Bild” e sollën në gjendjen e avullimit këtë perceptim të Shqipërisë, duke zbuluar se me lazaratizimin e krejt vendit, me përfshirjen masive të Policisë në trafikim, me infiltrimin masiv të krimit në ekonomi e në zgjedhje, shteti dhe krimi nuk janë më dy entitete të ndara, po një entitet i vetëm. Shqipëria e Ramës, pra, nuk qeveriset nga një shtet që ka edhe krimin dhe mafien e vet, por është shndërruar në një regjim të krimit dhe mafies së vet. Këtë konkluzion e ka arritur edhe gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede.

Në këto kushte, duhet shtruar ndryshe ai që Carl Schmitt e quan problemi numër një i politikës: identifikimi i armikut që duhet luftuar. Është gabim të vazhdojmë të mendojmë me kategoritë e euroburokratëve se armiku numër një për t’u luftuar është krimi dhe korrupsioni. Në stadin ku kemi arritur, armiku për t’u luftuar është narkoshteti, në të cilin institucionet kryesore, duke filluar që nga Kryeministria e deri te zgjedhjet, janë shndërruar në instrumente të krimit. Nëse krimi dhe korrupsioni luftohen nga shteti, shteti i kthyer në regjim të krimit duhet të rrëzohet me mjete të tjera.

Fatos Lubonja per Panorama

20 Comments

    1. Jemi republik parlamentare, apo presidenciale? Pse lodheni kaq shume. Gjerat jan te thjeshta. Rremuja u leverdis te gjithve atyre qe kan 30 vjet qe na kan care trapin.
      Tik. Tak. Tik. Tak. Kush do rremuj, ka frik nga spak.

  1. Shume te drejte ke lubonja. Ke vite qe thua krimi na ka ardhur te dera. Dhe ne kemi thene cfare thote ky? Nuk i perkasin rraces njerzore soji r ushtria e ramzinjve. Por ne ikje jane sigurisht. Por te felliqte si askush me pare. Dhe te rrezikshem si askush me pare. Po jo te pathyeshem si droga jau kendon truve te veta.

  2. Jo ktu ka te drejte. .
    Fillimisht duhet te shkerdhejme politiken shqiptare, pastaj ju plehrave analist bythe ptyyyyyyy ju qifsha rracen e qelbet

    1. Popull ke te drejt , pas politikaneve per tu shkerdhyer ropt jane keta analistet e varur , keta e shkaterruan me keq kete vend se jane te afte te bejne lavazh truri .

  3. Nuk jemi analiste jo. Jemi njerez qe ende frymojme si te tille pa u kthyer ne kafshe qe krimi i ka vene ne resht. E pasi te mos i duhen me do ti hedh te shkatruar e pa ju dhimbsur kush e di se ku.

  4. Nuk ka nevojë të harxhohen 7 milionë euro për votime me nga 1 kandidat, por të zbatohet modeli komunist i ish-Komiteteve Ekzekutive të kohës së Enver Dullës, me emërime direkt nga qeveria! Këtë doni o ”m onstra” të Rilindjes? Mendoj qe pasi të fitoni të gjitha pushtetet pse të mos hani të gjithë burg sipas parimit monist – kush ta fut sot, partia jote ta fut se ke bërë faj! Jeni out, të ngrejë Gjykatën Kushtetuese “shkencëtari” juaj qe i kruhet koka ti dalin idetë gjeniale si llamba e Aladinit dhe do fillojnë rradhë paditë për shkeljet me koncesione të qeverisë, etj. jo vetëm shqyrtimi i dekreteve të anulluar! Sido që ta rrotulloni cështjen është e gabuar mbështetja deri në c menduri e të mbyturit se të mbyt! Populli shqiptar duhet urgjentisht të largojë këtë qeveri thjesht sepse “vjedh pa skrupull në konkurrencë me qeveri diktatoriale afrikane”, ose na shkruani vetëm emrin e një të Rilindjes sot ne pushtet që nuk vjedh? Mos t’ju hajë buba për Rilindjen, duhen diskretituar një orë e më që të marrim vesh sa zullume kanë bërë qe janë “sekrete”! Edhe ata që i shkojnë në mitingje të flasin mos të kenë frikë, le te bëjë ky person zgjedhje pa krimin dhe pa qënë vetë KM të shohë veten sa popullaritet ka aktualisht! Respekte, të gjithë militantët e PS-së e dinë që ka plot njerëz me vlera të vërteta ajo Parti që të ri-kthehet në pushtet pa këta të hajdutë, tashmë detyra nr. 1 e c’do shqiptari është kthimi në normalitet dhe distancimi prej kësaj bande që “vjedhin” pa limit c’do orë në kurriz të gjithë mbështësve të cdo krahu politik qofshi!

  5. Asnje nuk ka pas rilindja vec 100 kokra nga soji i sufllaqeve. E 100 cop drogaxhinjsh si vetja. Ama kujdes. Erjona velinen e keni me te rrezikshem. Pa skrupull . Ca jane keto qenie?

  6. Kush ja ka pa hajrin Edvin pordhes mo aman 20 vite ka ne pushtet pushti dhe tashti don ta mari vendin zhag ky anti njeri duhet ta zhgarravisesh neper Tiran per se gjalli more Aneten e Spiro Kolekes dhe ate qe ka pas 6 burra dhe te 7 ka ket drogmenin qe mendon se do e mar neper kemb popullin.

  7. Është mjaft realist e i besueshëm Lubonja, kur analizat e tij i bën duke i ilustruar me fakte konkrete e të përceptueshme lehtësisht nga të gjithë, por kur kalon në teorizimet marksiste, fillon e shket në fantazirat utopike e në subjektivizëm dogmatik

    1. Teoria e ndryshimeve sasiore qe sjellin ato cilesore eshte e sakte. Eshte njesoj si te thuash qe ka patur diskriminim per hebrejnte edhe perpara hitlerit. Po , por hiltleri e coi ne nje nivel tjeter duke prodhuar ndryshim cilesor, prandaj ai mbetet ne histori. Edhe rames do i pshurret tek varri, jo sepse e filloi historine e krimit, por sepse e beri krimin zot ne shtetin dhe shoqerine tone. Turp ti vije qe e beri, turp te na vije qe e lejuam!

  8. Z.Lubonja ju jeni nje figure e spikatur e shoqerise shqiptare. Nje shpirt i paepur opozitar. Por insistimi juaj, per ta ekstremizuar situaten , i hedh benzine zjarrit. Nuk jam dakort. Jetojme ne Shqiperi, jo ne Itali si ju. Nuk jemi ne kushte, per te bere thirrje te tilla

  9. Te gjithe ju qe i kunderviheni Lubonjes, ende s´e keni kuptuar rrezikun qe i kanoset shoqerise shqiptare…kur te kujtoheni mbase do jete shume vone. Shkrimet e tij jane nga te paktat qe me logjike dhe argumenta mundohen t´iu hapi syte atyre shqiptareve qe duan te degjojne dhe iu dhimbset ky vend. Ketu po e le…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu