• |
ide | kryesore

Rama anulon takimin në Kamëz, reagon kandidati i PS

Lajme, Të fundit


Kandidati i PS për Bashkinë Kamëz, Rakip Resuli ka shkruajtur në rrjetet sociale se takimi i planifikuar ditën e sotme me elektoratin në Kamëz do të anulohet për shkak të ndryshimit të axhendës së kryeministrit Rama.

“Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, shkruan Rakip Resuli.

Kryeministri Rama ka takuar ditën e sotme në kryeministri ambasadorët e BE-së, pasi presidenti Ilir Meta firmosi “live” para mediave çdekretimin e datës së zgjedhjeve të  30 qershorit.


3 Comments

  1. Thuaje te verteten Rakip mjeker majekepuce !Ne oren 17.00 kishte miting proteste dhe PD !Do ndodhte nje spektakel i papare……..!Rama ik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *