• |
ide | kryesore

The Guardian për Ramën: Qeveria e tij ka çdo muaj nga një skandal. Po e zhyt vendin në krizë të thellë kushtetuese

Lajme, Të fundit


Prestigjozja britanike “The Guardian”, gazetë e elitës së majtë, i ka dedikuar një artikull të zgjeruar zhvillimeve politike në Shqipëri, ndërsa thekson se kryeministri Edi Rama dëshiron të jetë njeriu që do e çojë vendin e tij në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por po përballet me dy probleme të mëdha. Kujtojmë që The Guardian në të kaluarën e ka mbrojtur jo pak herë PS-në dhe Edi Ramën, sidomos në vitet e opozitës. Por kohët e fundit ky raport ka ndryshuar dhe për gazetën më fanatike të të majtës asaj britanike dhe jo vetëm.

Në Europë udhëheqësit e lodhur nga zgjerimi po luajnë lojëra të vështira, ndërsa shfaqen të kujdesshëm për pranimin e vendeve të reja anëtare, veçanërisht pas rritjes së populizmit dhe europesimizmit. Ndërsa në shtëpi, Rama po përballet me demonstrate javore kundër qeverisjes së tij, nga një opozitë që është gjithashtu pro BE-së, por akuzon qeverinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, duke kërkuar largimin e tij dhe zgjedhje të parakohshme.

“The Guardian”, evidenton edhe pro-europianizimin e madh të popullit shqiptar, pa harruar të shtojë se ka gjasa që negociatat të refuzohen për herë të tretë nga Bashkimi Europian.

Në artikullin që mban firmën e gazetarit Shaun Walker, i cili ka qëndruar për disa ditë në Tiranë, theksohet gjithashtu se pothuajse çdo muaj zbulohet një skandal i ri në vendin ballkanik, që lidh eksponentë të lartë të mazhorancës socialiste me krimin e organizuar.

“Pak muaj kalon pa një skandal të ri që lidh ata që janë pranë pushtetit me figura kriminale. Një ish Ministër i Brendshëm së shpejti pritet të dalë në gjyq për akuzat për trafik droge. Javën e kaluar, tabloidi gjerman Bild publikoi kaseta të zbuluara në të cilat dëgjohet një figurë famëkeqe e botës së krimit, duke diskutuar zgjedhjet e vitit 2017 me dy kryebashkiakë nga Partia Socialiste e Ramës”, shkruhet në artikull.


11 Comments

  1. Nuk donit Bild; mbani gazeten me serioze ne europe tani dhe komplet e majte per me teper. Cudi qe nuk i paska pare cecenet tek opozita, por te qeveria ky gazetari anglez.

  2. E ka fajin saliu
    E kane paguar ruset
    E kane paguar kinezet
    Une degjoj vetem Mero Gelbazen
    S’di ca te them se me ka shplare trurin rilindja ma ka futur ne mut

    Rilindas

  3. Pra Sorosi jo vetem qe e paska shitur Ramen por po punon aktivisht per ta hequr
    Fjalet spaskan dale kot Lali Eri po ben party me cunat te bashkia , gloria gaynor “i will survive “ne sfond dhe te gjitha karrigeve ja kan heq komet nga dalldia???

    Ngrejn dolli per liken lulin dhe monen

    Lali Eri kryerilindasi i ri……tmerr!

  4. Doni me o morra tekuq. Tani beni zgjedhje me nje parti e do shkoni ne picke te semes. Ne flake do digjeni duke plasur njeri pas tjetrit. Bythe qira.

  5. Kot lodheni duke komentuar.
    Thaci e Rama do e mbejne dhe me dhune pushtetin se e dine se ku do perfundojne.
    Pieta pr chi cade.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *