• |
ide | kryesore

Kërkohej nga Gjermania për 199 raste evazioni fiskal, arrestohet në Kapshticë

Lajme, Të fundit


Një 39-vjeçar lindur në Irak dhe banues në Angli është arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës për llogari të drejtësisë gjermane.

Shtetasi me iniciale A.H ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Evazionit fiskal në 199 raste”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Ndalimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës nga  shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Augzburg, Gjermani, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij, për veprën penale “Evazion fiskal në 199 raste” kryer në kuadrin e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman” sqaron policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *