Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj personale në “Facebook”, pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Duke përdorur notat e ironisë, Spiropali shkruan se arsyet që kreu i shtetit radhiti për të shpjeguar arysen e marrjes së vendimit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, tregojnë se “Presidenti se është jo vetëm për të qarë hallin, por edhe për të mos harruar gazin”.
STATUSI I PLOTË
“E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin.”
Në deklaratën për mediat, Meta u shpreh se vendimi i tij u bë i domosdoshëm në kushtet e përshkallëzimit të ndërsjelltë dhe të vullnetshëm të qendrimeve dhe aksioneve të dy palëve politike për rritjen e tensionit në vend. Presidenti u bëri thirrje palëve politike që të gjejnë gjuhën e dialogut me qëllim zgjidhjen e krizës polike të vendit.
Meta theksoi në formën e një garancie për qytetarët se zgjedhjet do të zhvillohen në një datë të mëvonshme dhe brenda një afati në respektim të plotë të Kushtetutës.
Nga Parti me kryeministrin me te ri qe perballoi me sukses luften e Kosoves, PS-ja perfundoi te sharabajgat…
Rilindjes,i ka mbetur sahati,ne cdo drejtim,por sidomos kesaj qe si e pafytyreshme,ne vjedhje dhe llomotitje pa asnje plan,asnje ide,asnje te vertete.Bes Kallaku,ka mbi dy vjet qe nuk eshte me ne portokalli,se u largua bashke me ate kastravecin tjeter te rilindjes, se do na benin namin me karagjozlleqet e tyre,qe me shume bertasin e qeshin vete,se sa ata qe i shikojne,dhe qe tani na eshte mpref te na behet edhe kryetar bashkie.
Po hodhi kanditature kallaku edhe loqja ime e majte pretendon per kryeminister.
Ti je bere per te qire hzllin.