• |
ide | kryesore

Të shtënat në Vlorë, humb jetën kreu i njësisë administrative Kotë

Lajme, Të fundit


Nga të shtënat me armë zjarri sot në Vlorë administratori i njësisë Kotë i raportuar i plagosur ka ndërruar edhe jetën.

Bëhet fjalë për Ardit Gjikën. Ngjarja  dyshohet të ketë ndodhur në Mavrovë në momentin kur po punohej për shtrimin e rrugës. Mësohet se banorët u konfliktuan me njërin prej punonjësve të rrugës dhe njëri nga banorët qëlloi me armë drejt punëtorëve.

Plagosja ka rezultuar fatale për administratorin e njësisë Kotë, i cili pasi u raportua i plagosur ndërroi jetën në spital.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *