• |
ide | kryesore

Në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet fieraku me tre identitete

Lajme


Policia e qytetit të Fierit ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Sipas informacioneve të bëra të ditura në njoftimin për shtyp të Policisë, i ndaluari njihej me tri identitete të ndryshme,: D.Z., S.Z., K. Y.

Ndalimi i 46-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 12.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *