• |
ide | kryesore

Basha i prerë: Nuk ulem me Ramën në tryezë. Tek Meta nuk besoj për zgjidhjen e krizës

Lajme, Të fundit


Kryetari i PD-së Lulzim Basha përsëriti edhe sot se nuk do të ulet në tryezë me Edi Ramën sa kohë që ai është në krye të qeverisë. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur për të mbajtur zgjedhjet më 30 qershor, edhe pse presidenti i zhdekretoi.

Për kryetarin e opozitës Rama më 30 qershor po përpiqet të bëjë grusht shteti.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët tha se qytetarët duhet të heqin dorë nga çdo iluzion se do të ketë një zgjidhje deus ex makina dhe se e vetmja mënyrë për të ndalur grushtin e shtetit është bashkimi popullor.


4 Comments

  1. Po nqs dhe Rama thot te njejten gje? Ca ndodh? Kujton ti se do te le SHBA me BE te bredhesh si Haxhi Qamil neper Shqiperi? Ehhh hall i madh te ka zen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *