• |
ide | kryesore

Kuvendi miraton me 100 vota rezolutën kundër Ilir Metës

Lajme, Të fundit


Kuvendi i Shqipërisë votoi rezolutën kundër Presidentit të Republikës Ilir Meta, si një hap drejt vendimit të maxhorancës për shkarkuar kreun e Shtetit.

Ky vendim nga maxhoranca erdhi pas dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. 100 deputetë votuan pro rezolutës, 2 abstenim, 7 kundër dhe 1 pa votuar. Për tu bërë 100 vota u deshën edhe 30 deputetë më shumë se grupi parlamentar i PS-së, pra nga opozita e re.

Sot, parlamenti zhvilloi mocion me debat për rreth 5 orë rresht për çështjen e Presidentit, ndërsa në fund u votua rezoluta “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit Nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. 

Në rezolutë tashmë të miratuar nga Parlamenti, maxhoranca e konsideron dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, një akt të paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”, thuhet në draft rezolutë.

“Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit si të vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019”, citohet në rezolutë.


11 Comments

  1. praktikisht ilir meta nga sot eshte nje president ilegjitim… nuk e pjerdh me njeri, vendimet e tij jane nul ose te pazbatueshme deri ne vendimin e gjykates kushtetuse pasi kuvendi republikes e ka caktivizuar kete molotov institucional. mundesisht qe sot ta nxjerrin nga zyra per zhelesh ket halabak, hajdut me bllok te zi qe per tu mbrojt nga drejtesia pengon integrimin e vendit dhe do te pengoje dhe te drejten legjitime te shqiptareve per te votuar. ky personazh i erret i historise te shqiperise duhet mbyllur ne ndonje spital psikiatrik ne korene e veriut

    1. Ka nul institucional nga te dy palet o i djeguri i xhaxhit. Nuk shkarkohet dot presidenti dhe me maxhorance absolute prej 140 bij kurvash, po nuk e shqyrtoi gjykata kushtetuese. Ka marre fund shteti, e drejta pozitiviste, konsensusi institucional qe mban funsional shtetin.

    2. Sa per te te rifreskuar memorjen: Para 3 vitesh, ne 2016, lideri suprem skizofren e quante kete “personazhin e erret te historise” si “partner i vyer i koalicionit”. Ne emer te vijes se partise, ju vemjet e kuqe nuk e njihni turpin dhe integritetin moral.

  2. Kane plotesisht te drejte qe ta quajne dekret antikushtetues dekretin e presidentit, por pyetja ne kete rast eshte: Rezoluta a eshte miratuar nga nje parlament kushtetues? Ne tavoline me Ballen shihet Jenishehri i cili dihet qe ka fshehur nje denim per mashtrim. Si ka votuar deputeti qe nuk ka te drejte te votoje. Pra nje parlament qe ka 19 deputet me pak, se sa e percakton Kushtetuta, a eshte kushtetues? A ka te drejte te beje ligje kur afro 400 moje shqiptare jane te paperfaqesuar?

  3. Mesa është deklaruar, me gjithë “opozitën” e emëruar , Kuvendi ka 122 deputetë.
    Sipas votimit na del se paskan votuar pro 100, vetëm një që nuk ka votuar, një tjetër që ka abstenuar e 7 të tjerë që kanë dalë kundër. Po të bëjmë hesapin e 122 deputetëve, na del se jo një por nuk kanë votuar 13 deputetë.
    Me bindjen 100%, nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, një vendim i tillë i marë nga qoftë edhe nga 100 deputetë, për të refuzuar një dekret të presidentit, meqë Kuvendit i mungon numuri 140 , ky mocion do të quhej i pa vlefshëm.
    Zahmet e ke o z. president.
    Meqë Kuvendi nuk të shkarkon dot pa kaluar sëpaku nja tre muaj proçedurash, bëj edhe një dekret tjetër për shkrirjen e këtij parlamenti të paligjshëm.
    Ta siguroj se pas tre muajsh , është Rama ai që do të ketë ikur e jo ti.

  4. SI I QUAJNE TANI KETA LESHKOT E TIPIT RALF GJONI , APO KUJTIM GJUZI QE KANE HYRE NE PARLAMENT ? OPOZITA E RE ? HAHAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA…………….. QUAJINI QEVERIA NEN HIJE

  5. opozita e re jane me legenat e legenave … njeri me bythqir se tjetri po ERama Meta dhe Basha tashme I dine dhe ju duhen

  6. Parlamenti i Arnautistanit. Rrumpalle komplet. Kush e di si kercet parja sa majtas-djathtas. Na lodhen teneqen. Ngrihu Hitler te na ndihmosh se spo ja dalim dot. Na kane rrethuar hienat dhe cakejte. Keta duhen futur ne dhoma gazi me 30 Qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *