• |
ide | kryesore

Greqi, kapet shqiptari me 270 kg drogë

Lajme, Të fundit


Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Grevena të Greqisë pëasi u kap me 270 kg drogë.

I riu akuzohet për trafik droge dhe posedim të paligjshëm të armëve të ftohta. Policia kishte kohë që mbante nën vëzhgim 32-vjeçarin.

Përpos arrestimit, në banesën e të riut u ushtrua kontroll dhe u gjet një thikë me gjatësi 20 centimetra, tre telefona celularë, si dhe thasë. Ai u dërgua në paraburgim, ku dhe pritet të paraqitet përpara gjykatës.

  • foto galeri
  • foto galeri


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *