• |
ide | kryesore

Kreu i Kuvendit të Kosovës akuzohet si i përfshirë në vrasjen e politikanit serb

Planet



Media serbe “Ekspres” ka publikuar ditën e sotme një artikull për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviçit, ku aludohet se sulmi ndaj tij ishte i porositur me vlerën e 90 mijë eurove dhe se i përfshirë në këtë ngjarje ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në artikull shkruhet se Ismet Osmani me nofkën “Curri”, një ndër njerëzit më të mistershëm të botës së biznesit dhe partneri i tij, Nezedin Zeka me nofkën “Luli”,  u kanë dhënë 90 mijë euro Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim vrasjen e liderit të SDP-së. Sipas “Expres”, vrasësi i Ivanoviçit është ndihmuar nga të afërm dhe bashkëpunëtore të kryeparlamentarit Veseli, për t’u arratisur drejt shteteve perëndimore npërmjet kalimit nga Mali i Zi.

Artikulli vijon duke hedhur hije dyshimi mbi arrestimin e Osmanit nga autoritetet e Prishtinës, kur dyshuan që po bashkëpunonte me shërbimet sekrete serbe lidhur me hetimet për vrasjen e politikanit. “Informacioni i siguruar nga shërbimet serbe të sigurisë tregon se një vrasës nga jashtë është angazhuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i cili erdhi në Kosovë përmes Malit të Zi. Vrasja e Ivanoviqit u krye me mbështetjen e plotë logjistike të anëtarëve të SHIK’ut. Për këtë veprim, janë paguar 90,000 euro”, citon “Expres” një burim konfidencial.

Shërbimet serbe të sigurisë, thuhet më tej në shkrim, dyshojnë se ato para janë përdorur për të porositur vrasjen e zyrtarit serb. Ndërkaq, hetimi për vrasjen e Ivanoviç vazhdon të zhvillohet në dy fronte kundërshtare. Nga njëra anë, autoritetet në Prishtinë kanë arrestuar tre qytetarë serbë të Mitrovicës, ndërsa i katërti Milan Radojçiq, vazhdon të jetë në listën e kërkimit pasi u arratis për në Beograd, raporton Gazeta Express.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *