• |
ide | kryesore

Meta: Dekreti është në fuqi, izolim të të çmendurve

Lajme, Të fundit


Ilir Meta në një prononcim për mediat komentoi rezolutën e Parlamentit të votuar me 100 vota kundër dekretit të tij, por tha se ai ishte në fuqi dhe se të gjithë ata që duan ta bëjnë të pavlefshëm janë duke ecur në rrugën e paligjshmërisë.

Meta shkoi më tej dhe tha se ata që nuk e zbatojnë dekretin, po i bëjnë dëm Shqipërisë.

“Dekreti është në fuqi, mbajmë shënim për çdo institucion që shkel ligjin. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti s’ndalon askënd që të çmendet. Përkundrazi i bëjmë thirrje të gjithëve të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme që sigurojnë çeljen e negociatave Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm. Kush do paligjshmëri është në rrugën e tij ta zgjedhë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë është në të drejtën e tij. Ata duhet të jenë të sigurt se do provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend” – u shpreh Presidenti.


4 Comments

  1. Ky do nxieri dhe dekret, qe e shpall shqiperin republik presidenciale.
    Ben si i fuqishem. Po e di shume mire se kushtetuta e ben thjesht nje nenpunes te rendomt, qe mer urdhera nga parlamenti.
    Je thjesht nje noter me kategori me te lart se ata qe kan zyra neper rruget e shqiperis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *