• |
ide | kryesore

Trukimi i ndeshjeve në Spanjë, Immobile: “Shpëlani gojën para se të flisni për njeriun që jam”

Sport



Ciro Immobile ka zgjedhur faqen e tij në Instagram për tiu përgjigjur akuzave kundër tij të publikuara një ditë më parë. Emri i sulmuesit të Lazio, sipas mediave iberike, është shfaqur në hetimin për trukimin e ndeshjeve në Spanjë (më specifikisht i janë referuar Immobile gjatë një bisede të përgjuar).

Avokati i sulmuesit bardhekaltër kishte ndërhyrë menjëherë për të mohuar me forcë përfshirjen e klientit të tij, që tani vendosi të flasë vetë.

“Ka momente në jetë që duhen përballuar e jo duruar, ka momente në të cilat duhet të reagosh e jo të flesh, ka momente që duhet të bërtasësh kush je e të mos i lësh të tjerët ta bëjnë për ty”, shkruan Immobile, aktualisht me pushime, në story në Instagram, duke dhënë edhe goditjen e menduar: “Më kritikoni kur të doni e si të doni si futbollist, por shpëlani gojën përpara se të flisni për njeriun që jam”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *