• |
ide | kryesore

65-vjeçari u vra në Lezhë, arrestohet autori

Lajme, Të fundit


Autori i vrasjes së 65-vjeçarit Gjin Marku në zonën e Mërqisë në Lezhë është prangosur nga policia. I arrestuari është Tonin Ndoj, 50 vjeç, banues në Lezhë.

Ky i fundit ka qenë mik familjar me viktimën dhe vrasja ka ndodhur pas një sherri mes tyre. Sipas njoftimi të Policisë, është sekuestruar gjithashtu arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se  autori ka kryer krimin.

Mbi Ndojin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *