• |
ide | kryesore

Atentati mafioz në Durrës, dy të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Lajme, Të fundit


Një atentat i frikshëm ndodhi mesditën e sotme në Durrës. Në makinën që drejtohej nga Julian Meçaj me pasagjer Plarent Dervishin janë derdhur breshëri plumbash. Policia njoftoi se dy të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Pamjet e fuoristradës, tregojnë se xhami i parë është i blinduar.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë policia informon se “sot rreth orës 13:20, në lagjen 17/1 në Durrës, në rrethana ende të paqarta janë plagosur dyshohet me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J.M.,36 vjeç, dhe P.D.,47 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Durrësit “.

Makina është ndjekur për disa minuta dhe qëlluar me armë nga rruga dytësore e Maminasit deri në Shkozet.

Në media raportohet se shenjestra e atentatit Julian Meçaj është pjesë e bandës së Lulzim Berishës. Sipas dëshmive nga vendngjarja, sulmi ka zgjatur për më shumë se 20 minuta, nga një mjet që mendohet të ketë ardhur në drejtim të Range Rover-it nga Porto Romano.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *