• |
ide | kryesore

Kontrabandë, vjedhje dhe armëmbajtje, tre në pranga në Lezhë

Arkiva, Lajme
policia-e-lezhes-c1200x6002.jpg


Policia e Lezhës ka arrestuar tre persona. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale si për kontrabandë , vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Mes tjerash, janë bllokuar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një sasi e konsiderueshme kafeje si dhe një televizor.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Sekuestrohen armë zjarri, mall kontrabandë dhe sende të vjedhura.

Nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i  shtetasit:

B.M., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek unaza e qytetit Rubik, Mirditë në  automjetin tip “Benz”, të cilin ky shtetas drejtonte, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë me kafe kokërr, me peshë totale 600 kg kontrabandë, pa dokumentacion shoqërues.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë,për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” ,”Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”parashikuar nga nenet 172,180 dhe 143/a/1 të Kodit Penal.

-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kurbinit, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte armë zjarri ,kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë  shtetasin N.N.,50 vjec, banues në Kurbin

Gjatë kontrollit të ushtruar në  banesën e tij në fshatin Shullaz, Kurbin, Policia gjeti dhe  sekuestroi  në cilësinë e proves materiale një armë zjarri tip “Pushkë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal

– Gjithashtu Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Lezhës, bënë arrestimin në flagrancë te shtetasit:

M.L.,38 vjeç,banues në Kosovë

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas kishte vjedhur në banesën e marrë për pushime , të shtetasit M.F.,Shengjin. Gjatë kontrollit fizik të tij dhe të mjetit që drejtonte, Policia gjeti  dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një  televizor “Plazma” dhe sende të tjera. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për  veprime të mëtejshme për veprën penale  “Vjedhja”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *