• |
ide | kryesore

Aksidentoi për vdekje 4-vjeçarin shqiptar, 6 vite burg për maqedonasin

Lajme


Boban Iliç, maqedonasi që shtypi për vdekje me makinë vogëlushin shqiptar Almir Aliu është dënuar me 6 vjet heqje lirie. Jo vetëm kaq, por Iliçit i llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndërkohë, gjykata ka dënuar edhe babanë e Almirit, Sedat Aliun me 6 muaj burg për “dhunë”. Babai i Almirit përpara mediave deklaroi se ky vendim e vrau për së dyti djalin e tij.

Iliç fillimisht u akuzua për veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa më pas vepra u rikualifikua si “aksident trafiku me pasojë vdekje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit 2016, ku për shkak të një zënke verbale mes familjes Aliu dhe vëllezërve Iliç, me makinën e markës Mercedes, 4-vjeçari Almir Aliu u shtyp për vdekje nga Boban Iliç.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/2366778680250779/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *