• |
ide | kryesore

Ambasadorët japin alarmin: Vendi po rrëshqet drejt një konflikti, nëse nuk ndalet…

Lajme, Të fundit


Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë në një deklaratë për mediat shprehet i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri. Ata shprehen se konflikti politik ka marrë një kurbë ngritje, që nëse nuk ulet me shpejtësi, ka të gjitha gjasat të marrë përmasa dëshpërimisht të paparashikuara.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po ndjek me vëmendje situatën politike tejet të tensionuar në Shqipëri dhe shprehet i shqetësuar për mungesën e gjetjes së rrugës së dialogut politik midis aktorëve më të rëndësishëm në vend. Në momentin kur vendi përballet me mundësinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE, si rruga e vetme për mbështetjen dhe çuarjen përpara të të gjitha reformave, konflikti politik ka marrë një kurbë ngritje, që nëse nuk ulet me shpejtësi, ka të gjitha gjasat të marrë përmasa dëshpërimisht të paparashikuara”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *