• |
ide | kryesore

Ish-deputetja e PD-së thirrje grave dhe vajzave: Ejani në protestë, Shqipëria po rrëshqet në diktaturë

Lajme, Të fundit


Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, iu ka bërë thirrje të gjithë grave dhe vajzave të dalin sot në protestë kundër kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Vokshi shkruan se sot të gjithë do t’i bashkohen protestës për fëmijët tanë.

Duke iu drejtuar nënave dhe vajzave shqiptare, ish-deputetja deklaron se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë, ndaj dhe duhet ndalur Rama.

“Shqipëria proteston kundër Kryehajdutit Edi Rama! Sot, gratë dhe vajzat e Shqipërisë bashkohen për Shqipërinë si Evropa! Sot, të gjitha gratë e vajzat do të dalin në protestë, me fëmijët dhe për fëmijët tanë!

Të dashura nëna dhe motra! Shqipëria po rrëshqet në diktaturë. Ne duhet ta ndalim Edi Ramen që po burgos politikisht gra, vajza e fëmijë!

Sot, të gjitha bashkë, përkrah njëra-tjetrës, do te jemi në marshimin e çlirimit të institucioneve nga krimi i organizuar, në ora 20:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të jemi bashkë me familjet tona për #Shqipërinë si Europa”, shkruan Vokshi.


6 Comments

  1. Albana Vokshi te ma bente kete thirrje nje figure e re jo motra e Vjollces do vija. Mba profil te ulet nese verte do ti sherbesh PD s

  2. DO VIJA ME GJITHE QEJF POR NUK KAM BESIM AS TEK JU . KUR TE HIDHNI TE ZEZEN NE TE BARDHE ME KE ATY NON STOP , DERI EDHE LUFTE . KESHTU ME FJALE , JO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *