• |
ide | kryesore

Presidenti Meta tjetër lëvizje, i kërkon KQZ-së…

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sot një shkresë KQZ-së,  ku kërkon të njihet me praktikën shkresore që ka ndjekur ky institucion për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të lënies së mandateve nga opozita. Ai kërkon kopjen e njoftimit të Kuvendit dhe kopjen e dorëheqjes së deputetëve nga mandati.

Kjo lëvizje vjen pasi Meta kërkoi informacion mbi numrin e deputetëve në Kuvend dhe mori përgjigje nga KQZ-ja që në sallë ishin 122 deputetë.

Po ashtu, tek letra e nisur sot, kreu i Shtetit kërkon t’i vihet në dispozicion një kopje e vendimit të KQZ për dhënien e mandatit deputetëve pasues në listën shume emërorë.

Ndër të tjera, Presidenti kërkon që ky informacion t’i jepet brenda një kohe sa më të shkurtër. Po ashtu, KQZ-ja siç thuhet në letrën e Metës, duhet ta shqyrtojë kërkesën me përgjegjësi të lartë.

Letra e Metës i drejtohet kryetarit të KQZ-së Klement Zgurit. Nuk dihet arsyeja e kësaj kërkese, por kujtojmë që Kuvendi aktualisht përbëhet nga 122 deputetë pas shterimit të listave shumëemerore të partive opozitare. Ndërkohë që në nenin 64 të Kushtetutës thuhet se “Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore.”

Të shumtë janë dhe zërat që artikulojnë se në këto kushte Presidentit i lind e drejta ta shpërndajë Parlamentin.


5 Comments

  1. Meta sot shperndan parlamentin, shpall zgjedhje te parakohshme parlamentare. Si rradhen e kaluar levizja e madhe behet para protestes se opozites, protesta kalon relativisht pa dhune

  2. Shqiperia nuk eshte diktature presidenciale, por demokraci parlamentare. Presidenti eshte thjesht nje figure uniteti qe zgjidhet nga parlamenti. Ai nuk ka tager ligjor ta shoerndaje ate. Prandaj, Jalemi, jini me te pergjegjshem.

  3. Kur rama shkatarroi gjykaten kushtetuse dhe vuri arta marku kryeporkurore ju trimat e rames thoshit që PD te bente ankes kur te behesh kushtetusja dhe tani që meta do shpermdaj parlametin beni ankes kur te bej rama kushtetuse kaq e thjesht eshte

    1. Une nuk jam i Rames, dhe nuk e rruaj e aspak per te, por mjaft me tarafet mesjetare mafioze qe drejtohen nga politikane krahinore qe shqetesohen vetem per pasurite e tyre. Ligjet duhet ta drejtojne Shqiperine, e jo komuniste si Saliu, ngritesi i peshave apo piktori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *