• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, reagon BE: Urgjentisht të dialogoni!

Lajme, Të fundit


Bashkimi Europian bën një deklaratë në prag të protestës, 21 qershor 2019

Ne e respektojmë dhe e mbështesim plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t’u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave.


12 Comments

  1. Dialog. Apapapapa. Haxhi qamilsat nuk e njohin dialogun. Dhun prishje djegie molotov guret dhe shigjetat njofin.

  2. BE eshte bere ne Shqiperi si ai plaku i vjeter e i rjedhur, qe e vene ne krye te tryezes, por se perfill njeri. NATO mund ta respektojne Shqiptaret e jo keta palaçot e Evropes.

  3. ky ben si NANA-taksisti 😀 por tjeterkush eshte NANA :-D. Tipik diskurs Eurokrati pa vlere plto fjale e hic gje

  4. Ky talioni,e dime qe eshte trap dhe ne sherbim te Rames,por te pakten kur flet ne emer te BE,te matet dhjete here e epastaj,te flase nje here.Me ke te behet dialogu,more talion, me ata rilindasit,deputetet dhe qeveritaret e PS se rilindjes,qe flisnin me gjuhen e nje rrugaci te ndyre?Qe flisnin me tonin e garipave te rruges,qe flisnin per sigurimin e votave,me cdo kusht,duke bere presione dhe duke premtuar gradime,mbas suksesit?Ti,mer talion,bashke me koleget e tu,ke ardhe per te folur dhe punuar me qeverine,e jo per qeverine,ndersa me popullin,jo-e-jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *