• |
ide | kryesore

Rama flet për AP: Thirrjeve për dialog do u rikthehem pas 30 qershorit

Lajme, Të fundit


Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për agjencinë Associated Press, ku është shprehur se qëllimi kryesor i opozitës është që të ndërpresë përpjekjet e vendit për të nisur negociatat me Bashkimin Europian. Ai tha për AP se është i vendosur që zgjedhjet e 30 qershorit të mbahen, pavarësisht se opozita është në protesta.

Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për situatën, por tha se “tani është koha për të dëgjuar njerëzit”.

Kryeministri u shpreh se do u rikthehet thirrjeve për dialog të pakushtëzuar pas votimeve.

Rama tha se argumentet e opozitës nuk qëndrojnë, duke shtuar projekti i tyre është që të pengojnë negociatat.

Ai tha se liderët e opozitës druhen se negociatat për anëtarësim në BE do të hapen me fokus tek drejtësia, duke përfshirë faktin nëse zyrtarët e lartë duhet të akuzohen për raste korrupsioni.

“Periudha e pandëshkueshmërisë do të mbarojë dhe ky është problemi për opozitën,” tha ai.


3 Comments

  1. Po ti mor qen bir qeni thua shpeton me gjithe kato vjedhje e shkaterrime qe ke bere po te mos ishte drejeteisia e shitur tek ti ? Ke korruptuar te gjithe organet e drejtesise i (thençin) me parate e vjedhura familjeve e shqiptareve dhe me parate e droges o mut muti dhe kuptohet qe ty nuk te hetojne, se po te qe se drejtesia nuk ishte shitur tek ti…ti …tani o llum do ishe ne burg me gjithe qente e tjere te tufes qe po shqyeni shqiptaret e Shqiperine si mos me keq! Doçer e bij doçerish!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *