• |
ide | kryesore

Sot sërish protestë, çfarë po përgatit opozita

Arkiva, Lajme, Të fundit


Opozita do të mblidhet sëriah sot pasdite në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Kjo e sotmja është protesta e 9-të kombëtare e opozitës, ndërsa “beteja” mes qeverisë, Presidentit dhe opozitës për zgjedhjet e 30 qershorit, vijon të jetë tejet e ndezur.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka deklaruar dhe përsëritur për të disatën herë se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa nuk ka munguar apeli i tij drejtuar të gjitha palëve, që të punojnë intensivisht për të tejkaluar ngërçin e krijuar.  Përgjimet e publikuara të gazetës gjermane “Bild” zbuluan biseda të ndryshme të zyrtarëve të Partisë Socialiste, mes tyre dhe kryeministri Edi Rama.  Në materialet audiopërgjuese ata shfaqeshin duke biseduar për pazare elektorale në Durrës dhe në Dibër, ndërsa nuk mungonin presionet dhe shantazhet ndaj votuesve.

Ky zhvillim i ri ka acaruar edhe më tej opozitën, e cila është shprehur se gazeta gjermane ka faktuar tashmë pretendime e denoncimet e saj se kryeministri, Edi Rama,  ka blerë zgjedhjet dhe ka bashkëpunuar me bandat. Drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se protesta e sotme do të jetë paqësore.

Kryedemokrati, Lulzim Basha ftoi qytetarët që të dalin sot në shesh së bashku me familjet e tyre për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit.  Një ditë më parë, ambasada e Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për protestë paqësore, ndërsa theksoi se do të dalë në mbrojtje të procesit zgjedhor. Në tre ditët e fundit militantët e opozitës janë përplasur me Policinë e Shtetit në disa KZAZ, situatë kjo që u pasua edhe me arrestimin e disa qytetarëve, mes tyre zyrtarë të bashkive të djathta.


13 Comments

  1. Trapin do beje opozita. Jane grahmat e fundit e zhdukjes si opozite. Me sakte te lidershipit te opozites sepse ne gjithe keto vite PD i ka dhene shume ketij vendi. Dhe me rradhe i fundit vjen Rama. Atehere ky vend do te marre fryme lirisht.

  2. Po pregatit largimin me spektakolar qe ka bere ndonjehere nje politikan ne bote dhe ky eshte luzim basha dhe e gjithe shpura e salih karaxhic berisha,kjo do ndodhe sot

  3. Sot opozita, duhet te jape nje shenje force me masivitet dhe me qendrueshmeri. Ne qofte se ve perpara cingije alla franga, si me qene demonstrim LGBT per t’i bere qejfin amerikaneve, nuk ka gje ne terezi. Amerikanet duhet te shohin ne balle te shtypurit; ato qe i dallohet 1 ore larg mungesa e proteinave dhe vitaminave dhe pastaj amerikanet t’i bejne llogarite me ndergjegjen e tyre. Historia e amerikaneve ka treguar se nuk ka vendim te pakthyeshem. Shembulli me i afert me ne eshte UCK, e deklaruar me pare organizate tertoriste.
    Kjo nuk eshte proteste, por revolta e thyerjes se kockave te krimit.

    1. Po me shpirt 4 muskujtjeret rremuja duan edhe ameriken se duan, po i ka zen bishitn nen rrota amerika ja ka bere dosjet. Kur flet amerika keto te 4-tert dridhen. pseee mendon ti???

      1. Po cfare lesh musketieresh jane keta, aman? Dje ne Shkoder u shperfaqen musketieret e vertete, sapo ndjen njefare rreziku. Dhe kush ishin? Tom Doshi ( per amerikanet kriminel i rrezikshem) me ceten e tij te mafiozeve dhe perfaqesuesit e tyre ne polici. Dje u be e qarte qellimisht imbalanca e forcave. Ju tha njerezve: Guxoni po j’ua mbajti kunder ushtrise personale te tomes dhe asaj ne polici, qe eshte prap e Tomes. Zgjidhja eshte qe njerezit e tjere te jene me shume dhe me te vendosur. Nese i thyejme koken Tomes, te siguroj qe ambasada amerikane nuk do shpenzoj asnje fjale keqardhje. Nese “iken” Toma, Rama merr fund me gjithe mbeshtetje Amerikane, sepse ne pushtet e solli dhe e mbajti Toma dhe jo amerikanet. Lerini perrallat me Soros, por besoni realitetin me krim.

  4. O malok Rama eshte i mbaruar nga te gjitha anet . Prit se nuk keni pare gje akoma. Edhe keshilltari Baton Haxhiu e nxorri pak koken mbreme qe ta pertypni ngadale bananen me gjithe lekure.

  5. Batoni I kishte rralle,respekto radhen e batonit o shqipkar I salihu qe bananen e hane te gjithe njeheresh,ne proteste sot se te qiu robt salihu

  6. Neri……. dhe perandori i romes qe do digjte vendin e tij pak si ty e kishte emrin. UCK luftonte kunder serbeve, dhe me sakt jo kunder popullit serb por paramilitareve te Arkanit nje tuf drogaxhinjsh ku shumiva i kishin sherbyer Arkanit qe ne Itali dhe qe angazhoheshin ne shume ne luftime se makineria serbe. Po PD kunder kujt do luftoj????? Kunder babait tim qe e kane rraf njehere ne 1996, pse donte te votonte???

    1. Po per ate cunin e FRD ne Diber qe me siguri i kane fik cigaren ballin, pse votoi per PD, a te vjen ndopak keq? Po ate kush do e mbroje, ne momentin qe i hidhet si mish krimineleve egersira nga vete qeveria? Nuk e di ke po lufton PD realisht, por per mendimin tim sot po the jam kunder PS, nenkupton qe je kunder bandave. Duhet vetembrojtje o njeri, se une nuk i besoj vetepermbajtjes se krimineleve, ne momentin kur qeveria i ka dhene dore te lire te bejne cte duan me ne. Ymer Lala qe zgerdhihet me gjiknurin eshte vrases. Per mua kaq mjafton per t’u armatos ne nje fare menyre. Nuk kam asnje siguri. Shumica prej nesh nuk kane.

  7. Eshte film i djegur qe e kemi pare dhe ripare,do mblidhen dhe do vine anash si pordha neper breke,do ulerasin si kafshe parahistorike me shprese se do ndodhi ndonje hata dhe kur te shohin se jane nje grusht dhe nuk i perkrah populli i thjeshte do mblidhen te selia e PDse ku “lideri”do kendoje himnin duke lajmeruar daten e protestes se radhes ku do iki Rama dhe militantet me bishtin nder shale do shkojne te hane ndonje pice…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *