• |
ide | kryesore

U arrestua live në Tv, PD kërkon lirimin e Bardh Spahisë: Prokuroria të mos zbatojë urdhrin politik të Ramës

Lajme, Të fundit


Partia Demokratike ka akuzuar Policinë shtetit dhe Prokurorinë se po mbajnë në burg prej 48 orësh, ish-deputetin Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin.

Në një reagim zyrtar selia blu, bën të ditur se Prokuroria duhet të urdhërojë lirimin e Spahisë dhe se çdo prokuror dhe gjykatës që do shndërrohet në veglën e Edi Ramës, do mbaj përgjegjësi penale para ligjit.

“Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit”, thekson PD.


7 Comments

  1. E cuar me doren tuaj pinjollin e Ali spahise agjentit te sig shtetit dhe nje nga autoret e 2 prillit,koka ben koka peson o shpellaret e Arturo Ui salih

  2. Turp nese e lironi. I coni ne qeli dhe Voltanen, dhe ne vend qe te shkaterrojne e djegin vendin, le te …..
    njeri tjetrin.

  3. Ne fakt ky eshte krijuesi i firmes fantazem dhe fallsifikuesi i firmes se sekretarit shtetit te Delawer me ane te se ciles do vidheshin diku nja 35 milione euro. Po ashtu ky njeri ka futur edhe ato 6 kv e kusur kokaine te paster ne portin e Durresit, gjithashtu ky ka qene kryesori ne banden e Habilajve duke i dhene makinen e tij dhe te te jatit e kushedi sa e sa krime te tjeea. Te mos harroj ne emer te toj po vinin edhe ato 3.4 milione eurot e toyota yaris. Nuk po rri te permend me shume vepra penale te ketij njeriu se nuk kam kohe, por kujtoni pergjimet e Bild dhe do e shihni qe krimi elektoral mbam emrin e Bardh Spahise. Te tjeret jane engjej qe e cojne prokurorine ne rruge te drejte

  4. Nee polici dhe prokurori e cila ka kohe qe ka humbur pavaresine (aq sa ka patur noi here qe te jemi korrekt) nen dhunen e Kryeministrit dhe ka kohe qe NUK eshte me ne sherbim te qytetarit dhe Republikes por ne sherbim privat te Kryeministrit=Rilindjes.

    Gjykata te trembura nga dhuna Qeveritare jane ne grahmat e fundit te nenshtrimit total te Qeverise=Rilindjes.

    Kur keto institucione lirojne Dritan Dajtin – TURP!!!! Dhe nuk arrestojne Nicet, Arben Keshrat Ymer Lalrat , apo dhe elemente te tjere te Rilindjes Kriminale, vetekuptohet qe do merren me hallexhinjte me cic micra me qytetaret , dhe me URDHER POLITIK do abuzojne me OPOZITEN dhe perfaqesuesit e saj.

    Medet cfare mund ti ndodhe nje njeriu pa pike mbeshtetje , te paarsimuar- qe ka dhe te tille-, nje njeriu pa te ardhura–e ka plot, nje njeriu te semure e te pamundur etj njerez vunerable qe shqiperia ka PLOT nga jugu ne veri, nga kjo polici dhe nga keto institucione te nenshtruara.

    Dhe kur i nenshtohen politikes, nuk kane me fre ndaj qytetareve pa krah- qe normalisht si cdo vend nuk pritet qe 100% e shqiptareve te jemi shok me Sajmir Tahirin apo Gon Xhafen e te mos na hyje gje ne kembe

    Apo ca te keqe pse mos te jemi shok me tahirin dhe xhafen psh ?!?! 😀 😀 😀

    Fugshpumsit enderrojne 🙂

  5. Nese drejtesia deformohet nga njerezit me siguri do të zbatohet nga Zoti një drejtësi e vërtetë e drejtë dhe e paanshme.Kush do mund ti shpëtojë kësaj drejtësie paratë she pushteti i kësaj bote nuk do mund ta shpëtojnë gjygjtarin e korruptuar as prokurorin e politikanin e korruptuar.Mjerë ai që nepërkëmb të drejtën të bardhës i thotë e zezë dhe të zezës e bardhë.Britmat e ofshamat e të pamundurve kanë arritur deri në Qiell dhe drejtësia nuk do të vonojë.Amen o Zot!!!

  6. Pse duhet me u liru ky o zoterinj ?
    Ketu nuk ka rendesi kujt partie i perket.
    Ky njeri pa moral , qe quhet Bardh Ali Spahia , qe dogji shkollen , ofendoj ne menyren me te poshter popullin shkodran.
    N q se nuk denohet nga drejtesia, kete njeri do e denoj populli shkodran

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *