• |
ide | kryesore

Ushtronin aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, proçedohen penalisht 2 person

Lajme, Të fundit


2 persona janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës për shkak se në kundërshtim të ligjit ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit.

Për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara” janë proceduar penalisht shtetasit me iniciale P. P., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe  M.P., 31 vjeç banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit P.P dhe të regjistruar në emër të shtetasit M. P, shtetasi P. P ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit ku gjatë kontrollit u gjetën 4 tableta që shërbenin për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia e Tiranës ka paralajmëruar se kontrolle të tilla do të vijojnë edhe më tej duke bërë të mundur parandalimin e aktiviteteve të tilla.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *