• |
ide | kryesore

Në skuadër me të birin: Mario Basler kthehet të luajë në moshën 50 vjeçare

Sport



Ka dicka që Mario Basler e ka mësuar gjatë karrierës: kurrë mos i lër të tjerët të vendosin kur do të mbyllen ndeshjet ose aventurat. Për këtë, në moshën 51 vjecare ka vendosur të kthehet të luajë. Do ta bëjë në kategorinë e tetë gjermane, me Tsg Eisenberg. Për klubin, me të cilin është teseruar edhe i biri Maurice, Mario do të jetë lojtar e këshilltar. Deri në 2018 kishte luajtur, edhe pse në mënyrë sporadike (5 prezenca e 1 gol) për TuS Rüssingen, në kategorinë e gjashtë.

Mario Basler kishte fituar titujt e gazetave në Gjermani vetëm një javë më parë, kur vendosi të hapte një Shisha-Bar në Renania. Super Mario, që mes të tjerave ka fituar dy kampionate me Bayern e Europianin me Gjermaninë në 1996, ka qenë gjithnjë një duhanxhi i thekur, aq sa njëherë tekniku Berti Vogts, justifikoi vonesën e tij me kombëtaren duke pranuar se “u nisëm me një fluturim për jo-duhanpirës. Nuk mund të vinte”. Një batutë por sinjifikative. Për këtë, vendimi i Basler për ta hapur një bar i ka befasuar të gjithë, por jo tronditur. Ndërsa ai për tu kthyer në fushë, në moshën 50 vjecare, i ka lënë të gjithë gojëhapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *