• |
ide | kryesore

Shifra të çmendura, por Juventus rrëmben Ronaldon e mbrojtjes: në Hollandë janë të sigurtë CR7 e ka bindur

Sport



Juventus është jo vetëm në krye të pretendentëve për të marrë Matthijs De Ligt, por duket se operacioni është pothuaj punë e kryer. Janë të bindur në Hollandë dhe e shkruar hapur e përditshmje De Telegraaf, që zbulon ofertën e klubit bardhezi për kapitenin e Ajax, një ofertë që mundi të gjithë konkurencën për mbrojtësin e talentuar 19 vjecar të Heshtarëve, i kërkuar nga klubet më të mëdha europiane: 70 milionë euro, mjaftueshëm për të kaluar Barcellona e Psg. Paratici e Nedved shumë shpejt do të kenë edhe aprovimin e lojtarit, të cilit i është ofruar një kontratë 5 vjecare prej 15-20 milionë në sezon (gjithnjë sipas gazetës hollandeze).

Një përshpejtim i operacionit i ndikuar edhe nga presioni i Crisitano Ronaldo, sponsor i madh për match-ëinner e ndeshjes së kthimit të cerekfinales së Champions në Stadium mes Juventus e Ajax. Portugezi i bëri edhe propozimin personal De Ligt, në përfundim të ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Hollandës, që të vijë tek bardhezinjtë dhe sic duket mbrojtësi ia ka dëgjuar këshillën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *