• |
ide | kryesore

Gjyqi me BILD/ Kush është avokati i Ramës që mbron milionerët (FOTO)

Kryesore, Lajme

Edi Rama njoftoi sot se ka pajtuar një avokat gjerman për të ndjekur gjyqin kundër gazetarit të BILD, Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet e blerjes së votave me bandat kriminale në Durrës dhe Dibër.


“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruante Rama në Twitter.


Pas këtij njoftimi të kryeministrit shqiptar ka reaguar vetë gazetari i BILD,  Peter Tiede. Ai ka komentuar në  profilin e Ramës në Twitter ku e pyet: Për çfarë më akuzoni? Më akuzoni për publikimin e së vërtetës?

Reagimi i gazetarit gjerman për avokatin që ka zgjedhur Rama

Gazetari gjerman Peter Tiede, pas deklaratës së kryeministrit Rama për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD, është shprehur se kjo është një çmenduri. Sipas Tiede, Rama ka marrë një prej avokatëve më të shtrenjtë në gjermani për ta mbrojtur,

“Ai tashmë ka të paktën një avokat – në fund të fundit, një nga ato më të shtrenjtët në Gjermani … por ai nuk ka më shumë …
Ndërkohë, ai ka bërë fushatë për zgjedhjet e anuluara – të mbrojtura nga më shumë se 1000 oficerë policie…”, shkruajti Tiede në rrjetet sociale.

Avokati i milionerëve që do të mbrojë Edi Ramën

Nga një kërkim i shpejt në internet për avokatin Matthias Prinz, rezulton se ai është emër i specializuar në fushën e ligjeve për reputacionin, shpifjen, mediat dhe argëtimin.

CV-ja e tij është mjaft e pasur në mbrojtjen e VIP-ave, ku mes tyre përmendet David Beckham, familja mbretërore suedeze, Audi, T-Mobile, Volskëagen, princesha e Hanoverit etj. Ndonëse padia e Ramës është e pazakontë, duke qenë se përgjimet janë faktike dhe kushdo gazetar që do t’i kishte, do t’i publikonte, ajo që shtrohet si pyetje është se kush do ta paguajë avokatin e Kryeministrit? Tarifat e tij janë shumë të kripura.

Bëhet fjalë për një pagesë 750 euro në orë. Rroga mujore e Edi Ramës llogaritet diku tek 1500 euro. Me cilat të ardhura do të shlyhet fatura e avokatit?

Reagimi nga shoqatat në mbrojtje të gazetarëve. 

4 ditë më parë, 7 organizata joqeveritare në një mision tre-ditor në Tiranë, shprehën shqetësimin se autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias. Ndër të tjera, në raportin e paraqitur prej tyre theksohej se në mjedisin mediatik në Shqipëri ka patur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve.

Në ndjekje të njoftimit të përhapur për vendimin e kryeministrit Edi Rama, për të nisur një proces ligjor ndaj gazetarit gjerman, Peter Tiede, i cili publikoi në tablodin gjerman “Bild” përgjimet mbi dosjet 339 dhe 184, një prej organizatave, “ECPMF”, ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”.

“ECPMF” nënvizon se Rama duke iu drejtuar delegaciont të tyre javën e kaluar është shprehur se “nuk do të përdorte ligjin penal kundër gazetarëve, por do të vazhdojë të sjellë raste civile civile kundër gazetarëve në raste ekstreme”, ndërkohë që ditën e sotme ka rënë në kontradiktë duke hedhur në gjyq gazetarin Tiede.

Postim i plotë i ECPMF:

Kryeministri i Shqipërisë #EdiRama ka nisur procesin ligjor kundër @PeterTiede. Për delegacionin tonë javën e kaluar ai tha se “nuk do të përdorte ligjin penal kundër gazetarëve, por do të vazhdojë të sjellë raste civile civile kundër gazetarëve në raste ekstreme”.

©LAPSI.al 

20 Comments

  1. Bravo Shoku Komisar!
    Edhe Ghedafi kishte “mbeshtetje nderkombetare” muajt e fundit para se te thyente qafen!

    1. Qeka dhi ne breke ky Tiede. Me 4 ore e keput kete “kopjacin” qe botonte ca i conte Saliani. 3000€ qe i ka pas kursime qe ne 2000….

  2. Ka shume me shume se avokati Z. Tiede, por te gjitha na i ka marre neve. Keq na vjen, por pasi te fitosh kunderpadine per shpifje dhe demtim imazhi, do te duhet te presesh per te marre leket, sepse eshte shume shume e gjate radha e kreditoreve. Shumices i ka marre leket e bukes dhe kane perparesi.
    Pasuria e vetme personale e tij eshte tasi i makaronave dhe ato pikturat, qe nje zot e di ne cfare magazine te galerise se Berlinit perfunduan.
    Ju gjermanet jeni njerez praktike. Shpresoj t’ja keni gjetur funksionin e posacem.

    1. Peter do jete “trembur” per vdekje nga padia e Kim Ed Vin. Friken me te madhe e ka se mos i qellon ndonje gjykates nga ata te vettingut te Ulsiut. Edhe pse kosto e kesaj marrezie do te thote taksa te tjera per shqiptaret, militantet tregojne perralla me shqup e lul. Deri ku arrika de-personalizimi i njeriut te ri ri-pjelles.

    2. taksirati edhe 100 miljon eurove si me behchetin.dihet qelbesirat e rames edhe mut pastaj hajna e ramen mbajn.molotov ka per te ju futur raket ne byth piter tiede.

  3. Nuk ka rendesi kush eshte avukati, rendesi ka nese padia eshte personale apo shteterore. Sido qe te jete avukati ben nje kontrate me klientin dhe nese fitohet ai mer deri ne 40% te vleres qe ngarkohet te demshperbleje i humburi. Qe avukati te mare nje ceshtie duhet te jete i bidur se mundesia per t’a fituar eshte me e madhe se ajo per t’a humbur ne te kunderten ai nuk ka interes te humbi si materialisht ashtu edhe moralisht. Sa me i afte dhe me eksperince te jete avukati aq me shume ka shance qe te fitohet ceshtja.
    Eshte pikerisht ky fakt qe ka shqetesuar si gazetarin lengaraq ashtu dhe portalet pordha te opozites.

  4. Futja e pordhes or ti. Perqindja e suksesit eshte mbi tarifen baze. Ate tarife do ta paguash si ceco, pavaresisht e fiton apo jo ceshtjen. Eshte e paligjshme te kontraktosh avokat pa tarife baze, per nje arsye qe do icik kohe me ta shpjegu. Me keto tarifa qe paska ky nuk e rruan kollodokun hic per perqindje suksesi.

  5. Boo se c’kam nje parandjenje qe do humb perseri ky mavria! Dhe kusurin do ta paguaj serisht populli une pellazg. Do shkoj muhabeti si puna e atij Begetit. Ketu do te jemi.

  6. Pas suksesit me te madh qe ka arritur rilindja duke bere bashke ne nje koalicion PDIU dhe PBDNJ, nuk e ka problem se humbet gjyqin me gazetarin e Bild. Ne fund te fundit nga xhepat e grisur te shqiptareve do dalin leket per te paguar Bikd-in dhe gazetarin Tiede. Megjithate, ka edhe nje rrugezgjidhje tjeter, mund te dergohet avokat Ngjela i cili si i mbeshtetur ne menyre te pazakonte nga amerikanet, do i trembe gjyqtaret gjermane dhe do e fitoje gjyqin. Do ishte shume me e lire sepse kostoja e Ngjeles nje pjate supe e nje gote kos eshte.

  7. Shkelzen Berisha ne 2018 hodhi ne gjyq gazetarin amerikan per filmin e Hollivudit “qente e luftes”ku permendet familja e kryeministrit Berisha si familje mafioze-vrasese ne biznesin e armeve te shtetit shqiptar.Zeni e humbi gjyqin dhe pagoi plot 600.000 dollare (usd) ,kush i pagoi keto para??? Shkullaku,Bushati apo “i Paemer”.Lerini pordhet se i keni breket e shpuara dhe vini ere.Eshte i vetmi film i Hollivudit qe tregon qelbesirellekun e familjes Berisha,prandaj dhe po digjet shqiperia.Neise do rrojme e do shohim.

  8. Po pse shkove o krieministri inë që të marësh një avokat kaq të shtrenjtë të Gjermanisë, për të mbrojtur të pambrrojturën, krimin ?
    Po a nuk të mjafton “avokati anglo-sakson” me famë botërore, i biri i Kiço Ngjelës që është gati të të mbrojë edhe pa para, mjafton ta bësh ministër drejtësie ?

  9. Marvi apo Mavri,
    ku e di ti se ai nuk e rruan kollodokun,…… apo ke provuar kollodoke avukatesh!?
    Tarifa baze ze nje perqidje modeste ne raport me ate te suksesit dhe une kame thene qe e rendesishme eshte nese padia eshte personale apo shteterore qe ne rastin e pare e paguan personi ndersa ne te dytin shteti.
    Dhe me qe je kaq inteligjent llogjika ta do se a mund te meret me nje ceshtje aventureske nje avukat prestixhoz per nje tarife baze dhe aq me teper kur behet fjale per nje k/minister te nje shteti!?

  10. Ne amerike ke dy lloj avokatesh, ai qe punon pro bono dmth kur merr persiper ceshtjen dhe ne rast suksesi merr perqindjen e vet, ose avokat qe punon me ore pune pak rendesi ka si shkon procesi. Te gjithe avokatet te thome qe coje ne gjyq se duan te te mjelin keshtu dhe puna e ketij . Mos harroni se pervec tarifes se avokatit shteti shqiptar do te paguaje dhe demet e gjyqit ne rast se humb

  11. Mendja jote perverse deri te ulsinja dhe drania dhe mrika shkojne. Vlera jote reale. Si mashrues ordiner dhe genjeshtar e hahdut prap ordiner nivelin e qefalive e draneve nuk e kalon dot. Kaq nivel ke. Na e ke vertetuar. Jo se po te gjykojme po thjesht ca te verteta po themi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu